1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Siguria dhe perspektiva evropiane - Samiti i shteteve të Evropës Qendrore në Ohër

Të premten dhe të shtunën (02.05-03.05) zhvillohet në Ohër samiti i presidentëve të shteteve të Evropës Qendrore. Në qendër të tij do të jetë kërkimi i një strategjie të përbashkët për stabilizimin e rajonit.

default

Takimi i presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore në Ohër

Në samit nuk u ftua presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu. Në samit do të marrë pjesë edhe presidenti gjerman Horst Köhler.

Për Maqedoninë samiti ka një rëndësi të veçantë, kjo sidomos pas mosmarrjes së ftesës për anëtarësimin në NATO në samitin e Bukureshtit në prill. Para ardhjes së presidentëve nga 17 vende evropiane - vetëm Italia dhe Rumania do të përfaqësohen nga ambasadorët e tyre-, presidenti maqedonas, Branko Cervenkovski dëshiron që vendi i tij të fitojë pikë në arenën ndërkombëtare. Për Maqedoninë është e rëndësishëme mbështetja ndërkombëtare pasi konflikti me Greqinë për emrin ndodhet aktualisht para eskalimit. Për këtë veçse nuk do të flitet në Ohër.


Temat qendrore të këtij samitit do të jenë - zhvillimi i mëtejshëm në Evropë dhe sigurimi i paqes në rajon. Presidenti maqedonas Branko Cervenkovski: "Dy tema do të trajtohen në Ohër. Zgjerimi i mëtejshëm i BE-së ai edhe ndikimi i një procesi të tillë në situatën ekonomike të këtyre vendeve, si dhe tema e sigurimit të energjisë."

Die Präsidenten mittel und südosteuropäischer Länder haben am Freitag in der mazedonischen Stadt Ohrid ein zweitägiges Treffen begonnen

Nga samiti i presidentëve në Ohër


Debatohet edhe mbi gjendjen e sigurisë në Ballkan


Në axhendën e Ohrit do të jetë edhe gjendja aktuale në ballkan dhe sigurimi i paqes në rajon. Para samitit ka patur debate të ashpra nëse duhej të ftohej në samit presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ashtu siç kishte dëshiruar udhëheqja kosovare. Praktika e 15 viteteve të fundit në samit ka treguar se procedurat e takimit të shefave të shteteve të Evropës Qendrore zhvillohen në bazë të vendimeve të përbashkëta. Për shkak se jo të gjitha vendet pjesëmarrëse e kanë njohur Kosovën, ftesa për presidentin Sejdiu mbetet e padërguar.


Presidenti maqedonas Cervenkovski sqaron: "Republika e Maqedonisë nuk është pozicionuar ende përfundimisht lidhur me pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye Maqedonia si vend mikpritës nuk mund të ftojë në samit asnjë vend, kundrejt të cilit e nuk jemi pozicionuar qartë, nëse bëhet fjalë për një shtet të pavarur´."


Në Ohër shefat e shteteve të Evropës qendrore do të kenë mundësi të debatojnë për rreziqet dhe sfidat e rajonit si edhe për zhvillimin demokratik aty.

Polizeipatrouille in Ohrid vor CEI-Gipfel

Patrulla të njësive speciale të policisë për sigurimin e samitit në Ohër

Megjithatë perspektiva evropiane mbetet. Këtë do ta bëjë edhe njëherë të qartë edhe presidenti gjerman Horst Köhler. Ministri i shtetit për Evropën, Gynter Gloser: "Presidenti gjerman do të japë sigurisht një sinjal për rajonin, pjesë të të tëra të cilit nuk janë ende pjesë e BE-së, por që bëjnë pjesë në Evropë. Rajoni është ende i pastabilizuar plotësisht dhe është në interesin tonë, të të gjithë anëtarëve të BE- së të kemi gjendje të stabilizuar, paqe në mënyrë që popullsia të ketë mundësi të gëzojë arritjet ekonomike dhe sociale."

  • Data 02.05.2008
  • Autor Steinmann, Nada / Ohrid (DW Mazedonisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsI7
  • Data 02.05.2008
  • Autor Steinmann, Nada / Ohrid (DW Mazedonisch)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DsI7