1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Siguri e brishtë në Kosovë

Në pjesën veriore të Kosovës do të vendosen disa qindra trupa amerikane në kuadër të NATO-s. Megjithatë nuk ka paralajmërime për eskalim të situatës.

default

KFOR-i

Disa qindra trupa shtesë të forcave paqeruajtëse, do të vendosen në pjesën veriore të Kosovës. Kësaj radhe në këtë pjesë do të dislokohet një kontigjent i trupave amerikane. Më herët pak para zgjedhjeve të 17 nëntorit, Gjermania dërgoi në Kosovë reth 500 ushtarë, një pjesë e tyre u vendos në veri të Kosovës, ndërsa, tash ata do të zëvëndësohen nga trupat amerikane.

Zyrtarë të forcave paqerujatëse dislokimin e këtyre trupave shtesë në pjesën veriore të Kosovës nuk e ndërlidhin me ndonjë paralajmërim të eskalimit të mundshëm të situatës së situatës në këtë pjesë, tash në prag të vendimeve për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Por, ata thonë se levizja e trupave nëpër rajone të ndryshme të vendit në këtë rast edhe në pjesën veriore ka të bëjë vetëm me një rutinë të stërvitjeve që bëjnë vazhdimisht forcat paqerujatëse.

Valerie Claire Bermond, zëdhënëse e KFOR-it shprehet se këto janë batalione rezervë që disa herë në vit rivendosen në pjesë të ndryshme të vendit. "Njëherë trupa gjermane, njëherë trupa të ndonjë sheti tjetër kjo varet nga planifikimi që bën komanda e KFOR-it, por të gjitha këto levizje janë pjesë e një rutine të KFOR-it, në kuadër të stervitjeve".

Krerët e forcave paqeruajtëse në Kosovë, jan shprehur se trupat e KFOR-it kanë ngritur shkallën e gatishmërisë në nivel të Kosovës, ndërsa, përqëndrime më të theksuara ka pasur afër kufirit verior me Serbinë dhe atë jugor me Maqedoninë. Situata e sigurisë sipas tyre është e qetë megjithëse mjaft e brishte në këtë fazë të zgjidhjes së statusit. Por, komandanti i KFOR-it, gjenerali francez, Xavie Bu de Marnak, është shprehur se paqeruajtësit ndërkombëtar të NATO-s janë të gatshëm dhe të përgatitur mirë që t'i përgjigjen çfarëdo kërcënimi të mundshëm që mund t'i bëhet sigurisë në Kosovë.

  • Data 28.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CUHg
  • Data 28.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CUHg