1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sigmar Gabriel do të jetë kryetari i ri i SPD-së

"Nürnberger Nachrichten": Sigmar Gabriel do të përpiqet për modernizimin e SPD-së.

Kryetari i ardhshëm i SPD-së dhe ministri gjerman i Ambientit, Sigmar Gabriel.

Kryetari i ardhshëm i SPD-së dhe ministri gjerman i Ambientit, Sigmar Gabriel.

Ministri aktual i Ambientit, Sigmar Gabriel, do të zgjidhet në nëntor kryetar i Partisë Socialdemokrate gjermane (SPD), ndërsa Sekretare e Përgjithshme do të jetë Andrea Nahles. Kështu vendosi Kryesia e kësaj partie në Berlin, pas humbjes së thellë në zgjedhjet parlamentare. Kjo temë komentohet sot me prioritet në shtypin gjerman.

"Wetzlarer Neue Zeitung" lexojmë: "Gabrieli e merr këtë post në kohën më të vështirë për socialdemokracinë, që prej Luftës së Dytë Botërore. "Posti më i mirë pas atij të Papës", siç u shpreh para ca kohësh kryetari i tanishëm i socialdemokratëve, Franz Müntefering, është tani më pak i mirë se kurrë më parë. Detyra kryesore e Gabrielit do të jetë profilimi i socialdemokratëve si parti opozitare, pas katër vitesh koalicioni me partitë e Unionit CDU/CSU, si dhe mobilizimi i zgjedhësve të krahut të majtë dhe të qendrës. SPD-ja nuk mund t'i lejojë vetes që të bëhet parti e klientëve si e Majta."

E përditshmja "Nürnberger Nachrichten" pohon, se frika që Gabrieli t'i nënshtrohet populizmit të majtë, është pa vend: "Gabrieli do më shumë që SPD-në ta bëjë një parti moderne. Socialdemokracia duhet t'u përgjigjet sfidave si globalizimi dhe ngrohja e tokës, që janë tema shumë interesante edhe për të rinjtë."

Ndërsa për gazetën "Frankfurter Allgemeine Zeitung" interesant do të jetë bashkëpunimi mes Gabrielit dhe Steinmeierit. Citojmë: "Është e mundur që kryetari i fraksionit të socialdemokratëve në parlamentin gjerman (Bundestag), Frank-Walter Steinmeier, të jetë kundër një koalicioni të partive opozitare, por në disa lande po punohet me shumë zell për bllokadën e koalicionit të ardhshëm qeveritar, mes partive të Unionit dhe liberalëve. Bazat e një bashkëpunimi të tillë së shpejti mund të vendosen në lande, gjë për të cilën është heshtur gjatë fushatës elektorale. Frutet e këtij bashkëpunimi së shpejti mund të shihen edhe në nivelin federal. Gabrieli do ta mundësojë këtë."

Autor: dpa/cani

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 02.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jw8J
  • Data 02.10.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jw8J