1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si zgjidhet Presidenti Federal në Gjermani?

Presidenti Federal në Gjermani nuk zgjidhet nga parlamenti apo direkt nga populli, por nga një organ krejt i veçantë: Asamleja Federale.

Zgjedhja e Presidentit Federal 2009

Zgjedhja e Presidentit Federal 2009

Rruga drejt krijimit të Asamblesë Federale nuk ka qenë e thjeshtë. Pas përvojave të hidhura me Republikën e Vajmarit dhe me përiudhën naziste, nënat dhe baballarët e kushtetutës në Këshillin Parlamentar të 1948/49 nuk donin të fusnin në kushetutë zgjedhjen nga populli të presidentit federal. Zgjedhje nëpërmjet parlamentit (Bundestag) nuk do i jepte ndikimin e duhur landeve federale, një gjë e padëshirueshme në një vend federal. Pjesëmarrja në vendimmarrje e qeverive të landeve hasi në kundërshtim. Kompromisin për krijimin e Asamblesë Federale e propozoi anëtari i Këshillit, liberali Theodor Heuss, i cili më vonë u bë Presidenti i parë Federal. Në këtë mënyrë u krijua në Gjermani një organ i veçantë, i cili krijohet i ri një herë në pesë vjet për të zgjedhur presidentin e shtetit.

Asambleja Federale, 2009

Asambleja Federale, 2009

Përbërja

Asambleja Federale krijohet nga mbledhja e "anëtarëve të parlamentit dhe një numri të njëjtë anëtarësh, që zgjidhen nga përgaqësuesit e popullit në lande, sipas parimeve të zgjedhjes proporcionale". Kështu thuhet në artikullin 54, paragrafi 3 të Kushtetutës.

Asamblesa Federale është organi më i madh parlamentar në Gjermani. Numri i të deleguarve nuk është konstant, sepse numri i mandateve të parlamentit ndryshon në katër vjet, nëpërmjet ndryshimit të ligjit të zgjedhjeve, për shkak të heqjes së mandateve, ose si në vitin 1990, me ribashkimin gjerman.

16 landet federale dërgojnë përfaqësuesit e tyre në përputhje më numrin e popullsisë dhe sipas madhësisë së fraksionit në një land të caktuar. Për zgjedhjen e presidentit në Berlin nuk dërgohen vetëm politikanë, por edhe njerëz prominentë nga kultura dhe sporti.

Soldaten der Bundeswehr verabschieden den ehemaligen Bundespraesidenten Horst Koehler am Dienstag , 15. Juni, 2010, in Berlin vor dem Schloss Bellevue mit Grossem Zapfenstreich. Am 30. Juni 2010 waehlt die Bundesversammlung einen Nachfolger des zurueckgetretenen Koehlers. (apn Photo/Berthold Stadler)

Flash-Galerien Großer Zapfenstreich Köhler

Zyrtarisht Presidenti i Parlamentit vendos për datën e mbledhjes së Asamblesë Federale. Por që prej vitit 1979, Asambleja Federale është mbledhur vazhdimisht më 23 maj. Kjo është disa në të cilën në vitin 1949 hyri në fuqi kushtetuta dhe është njëkohësisht dita e themelimit të Republikës Federale.

Vendi i mbledhjes nuk është vendosur zyrtarisht. Më 1949, mbledhja u bë në kryeqytetin e Bonit, nga 1954 deri më 1969 në ish Berlinin Perëndimor, nga 1974 deri më 1989 sërish në Bonn.

Që prej 1994, Asambleja Federale mbidhet në ndërtesën e Rahjshtagut në Berlin. Mbledhjen e drejton presidenti i parlamentit.

Shumica absolute dhe e thjeshtë

Zgjedhja bëhet e fshehtë, para zhvillimin të saj nuk bëhet asnjë lloj debati. Çdo anëtar i Asamblesë Federale, mund të japë propozimet e tij para çdo votimi. Në dy votimet e para, duhet marrë shumica e anëtarëve të parlamentit, pra e ashtuquajtura shumicë absolute.

Nëse kjo shumicë nuk arrihet të merret nga asnjë kandidat, atëherë zhvillohet votimi i tretë. Zgjedhjet i merr kandidati me shumicën e votave, pra këtu mjafton e ashtuquajtura shumica e thjeshtë.

Dicht gedrängt stehen Mitglieder der CDU am Mittwoch (30.06.2010) nach dem zweiten Wahlgang zur Wahl des Bundespräsidenten durch die Bundesversammlung in Berlin zusammen und diskutieren das Wahlergebnis. Ihr Kandidat bekam auch im zweiten Wahlgang nicht die nötige Mehrheit. Foto: Wolfgang Kumm dpa/lbn

Bundespräsidentenwahl 2010 Bundesversammlung

Kur presidenti federal jep dorëheqjen

Pas dorëheqjes së presidentit, detyrat e postit i të kryetarir të shtetit i merr përsipër zëvendësuesi i tij, presidenti i Këshillit Federativ. Aktualisht, president i Këshillit është deri më 31 tetor 2012 kryeminstri i Bavarisë, Horst Seehofer. Pastaj emërohet një pasardhës. Për këtë zgjedhje ekziston një afat i caktuar. Asambleja Federale me përfaqësues të parlamentit dhe të landeve duhet të vaktojë një president të ri, të paktën 30 ditë pas dorëheqjes.

Autor: Jochen Vock/Günther Birkenstock/ Aida Cama
Redakoi: E. Xhani