1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si sillet Franca me milionerët?

Katja Grundmann29 Shkurt 2008

Me zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar shumë francezë të pasur morrën vendimin që t`i jepnin edhe një shanc Francsë nëse ajo ndryshonte politikën e taksave, apo t`i kthenin krahët duke marrë me vete edhe milionat.

https://p.dw.com/p/DFyL
Johnny Hallyday u largua nga Franca
Johnny Hallyday u largua nga FrancaFotografi: AP

Patricia Kaas, Henri Leconte, Yannick Noah oder Charles Aznavour - që të tre kanë një gjë të përbashkët. Ata janë heronjtë kombëtarë të Francës, kanë nënshtetësinë franceze, punojnë në Francë e megjithatë më shumë se gjysmën e vitit e kalojnë në Zvicër. Për të kursyer taksat. Këtë gjë e bëjnë edhe rreth 150 mijë francezë të tjerë. Ata kanë zhvendosur adresën në Liqenin e Gjenevës, për të mënjanuar pagesat e shumave të mëdha për autoritetet franceze. I fundit që shkoi në Gstaad, në kantonin e Bernës ishte në fund të vitit 2006 ylli i rrokut, Johnny Hallyday, dhe e bëri këtë ashtu si shumë të tjerë duke e deklaruar hapur arsyen e largimit. Politika u shpreh se është kundër këtyre largimeve, e megjithatë nuk ndërmorri asgje për t´i penguar.

Royal Sarkozy, debati televiziv 2 maj, 2007
Royal Sarkozy, debati televiziv 2 maj, 2007Fotografi: AP

Ségolène Royal, kandidate për presidente e socialistëve në vitin 2007: "Nuk është duke u vepruar mirë dhe unë jam e mendimit se politika duhet të bëjë më shumë në këtë drejtim. Kush ka shumë para, duhet të japë shembullin personal. Në Francë ka njerëz të varfër sa të duash prandaj ajo ç`ka na duhet është solidariteti. Johnny Hallyday mbase kthehet dhe i paguan taksat tel autoritetet franceze."

Kurse Nicolas Sarkozy konkuroi në fushatën e tij zgjedhore me projektet për t`i kthyer të arratisurit nga taksat. "E domosdoshmë është që francezët që jetojnë jashtë vendit të përfaqësohen më shumë në politikën franceze. Shumë prej tyre kanë ikur sepse mendojnë se për ta nuk ka vend në Francë dhe se shoqëria këtu është bllokuar. Unë i drejtohem këtyre njerëzve që kanë ikur sepse nuk kanë më shpresa, sepse nuk kanë gjetur rrugëdalje tjetër. Unë do bëj që gratë dhe burrat si ju, të kthehen në Francë nëse duan."

Këtë Sarkozy kërkon ta arrijë duke ulur kufirin maksimal të taksave. Nga kjo përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura shumë të larta. Për vitin 2008 kufiri maksimal u reduktua nga 60 në 50 përqind të të ardhurave dhe natyrisht që kritikët thanë se Sarkozy kërkon t`i bëjë dhurata miqve të tij të pasur. Si Johnny Hallyday, i cili bëri fushatë elektorale për Sarkozinë, e megjithatë vazhdoi të qëndronte në Francë.

Sarkozy e justifikon reformën e tij njësoj si dikur George W. Bush në SHBA: Frutat e një jete të mbushur me punë duhet të korren. Ja çfarë thotë për këtë Olivier de Saint-Chaffray, avokat specialist për taksat: "Në princip nga ky ligj nuk përfitojnë vetëm ata që kanë të ardhura të larta, por edhe taksapaguesit e thjeshtë, taksat e të cilëve i kapërcenin 50 përqind të të ardhurave. Sigurisht që ata që kanë të ardhura të larta përfitojnë më shumë."

Pra një hap kundër zhvendosjes së kapitalit është bërë. Po a mjafton kjo? "Me uljen e kufirit maksimal të taksave është bërë shumë, po ashtu është bërë edhe me heqjen e taskave nga fitimi i kapitalit prej tokës. Megjithatë unë mendoj se nuk është e rëndësishme nëse taksapaguesit qëndrojnë apo jo në Francë. Hapi më i rëndësishëm do të ishte heqja e taksave mbi pasurinë. Kjo u duhet siguruar taksapaguesve vazhdimisht. Sepse nën kushtet aktuale në Francë mund të ndodhë që ligji të ndryshojë pas disa vjetësh, dhe kështu që kuptohet pse shumica e milionerëve qëndrojnë jashtë Francës."

Në fund të vitit të kaluar revista ekonomike "Bilan" gjeti 300 banorët më të pasur të Zvicrës. Ndër ta 29 ishin francezë të ardhur, si për shembull të zotët e markës Peugot të automobilëve, zinxhirit të supermarketeve Carrefour ose të markës Chanel. Së bashkua ata kanë lënë pasuri miliardash në kontot e Zvicrës. Kthimin në Francë nuk e ka bërë deri ta asnjë prej tyre.