1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Si shihen zgjedhjet gjermane në Turqi, Greqi, Poloni...?

Në Greqi dhe në Turqi nuk i gëzohet gati askush fitores eventuale të kancelares Merkel. Në Poloni situata është më ndryshe, sepse mbshtetet politika e saj evropiane.

Në Turqi gati askush nuk shpreson fitoren e kancelares Angela Merkel dhe koalicionit të tanishëm në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. "Qeveria gjermane ka një rol udhëheqës në Bashkimin Evropian, kur bëhet fjalë për kundërshtimet e integrimit të Turqisë", thotë Emre Gönen, shkencëtar nga Instituti Evropian i Universitetit Bilgi në Stamboll, në një bisdë me DW. Angela Merkel paraqet për Turqinë dhe qeverinëe këtij vendi një simbol të refuzimeve të anëtarësimit të Turqisë në BE.

Në foto, Emre Gönen

Në foto, Emre Gönen

Gjatë protestave të fundit në Stamboll ka pasur edhe përplasje të hapura mes qeverive në Berlin dhe në Ankara. Merkel e ka kritikuar si tepër të ashpër ndërhyrjen e policisë ndaj demonstruesve. Përgjigja e ministrit turk për BE Egemen Bagis ishte: "Nëse zonja Merkel po kërkon një temë për politikë të brendshme, atëherë duhet ta gjejë diku tjetër dhe jo në Turqi."

Turqia pikë grindjeje e integrimeve evropiane

Në përgjithësi ka vetëm dy shkaqe pse opinioni turk është i interesuar për zgjedhjet parlamentare në Turqi, thotë Gönen dhe shpjegon: Diskutimet rreth anëtarësimit të Turqisë në BE dhe numri i madh i turqëve që jetojnë në Gjermani. Për temat e tjera në Gjermani gati që nuk ekziston kurfarë interesi. "Turqia ka punë momentalisht me konfliktet e brendshme dhe të jashtme, si ato në Parkun Gezi apo në Siri. Gati gjysmë milioni sirianë kanë kërkuar strehim në Turqi." Përveç kësaj, ekspertët turq nuk presin ndonjë ndryshim serioz në Gjermani, pas këtyre zgjedhjeve. "Kancelarja Merkel duket se është figura qendrore edhe në koalicion", thotë Fatma Yilmaz-Elmas, nga Qendra për Studime Evropiane, në një bisedë për DW. Ndërkohë që nuk ekziston askush që mund t'ia ndryshojë mendjen kancelares Merkel për çështjen e anëtarësimit të Turqisë në BE, mendon Yilmaz-Elmas.

Mund të ketë vetëm disa ndryshime të vogla për turqit që jetojnë në Gjermani, nëse për shembull në pushtet vjen ndonjë koalicion me ekologjistët. "Ekologjistët angazhohen për dyshtetësi të turqëve që jetojnë në Gjermani. Ky do të ishte një zhvillim pozitiv", thotë ajo.

"Ethet e zgjedhjeve gjermane në Greqi"

Përderisa zgjedhjet parlaemntare gjermane nuk luajnë gati kurfarë roli në mediat turke, në Greqi disa media flasin për "ethet e zgjedhjeve gjermane në Greqi apo "fushata zgjedhore në Gjermani me sfond grek". Autorët e artikujve në gazetat "Ta Nea" dhe "To Vima" pohojnë se partitë në Gjermani po përpiqen të fitojnë vota me debatet për një paketë të tretë të ndihmave për Greqinë.

Mendimet në Greqi për zgjedhjet në Gjermani janë të ndara, mendon Tassos Tsakiroglou, eksperti i gazetës greke për redaktorët, në bisedë me DW. "Disa mendojnë se pavarësisht nga epilogu i zgjedhjeve, në Gjermani do të ketë një ndryshim rrënjësor sa i përket tabusë për shlyerjen e borxheve greke", mendon Tsakiroglou. Por një kurs i këtillë mund të bëhet publik vetëm pas zgjedhjeve, sepse për zgjedhësit gjermanë nuk është tepër i këndshëm. "Nga ana tjetër, ka të tillë që kanë frikë se Gjermania mund të kërkojë një kurs edhe më të ashpër të kursimeve", shpjegon ai. Ekspsrti personalisht mendon se në Gjermani nuk do të ketë ndryshime të mëdha në politikën ndaj Greqisë, pavarësisht epilogut të zgjedhjeve.

Polonia pa debate për zgjedhjet

Në foto, Adam Krzeminski

Në foto, Adam Krzeminski

Kancelarja Merkel në Greqi shihet në përgjithësi si një përfaqësuese e linjës së ashpër të kursimeve. Ndaj fitorja e një mandati të tretë në zgjedhjet parlamentare me siguri që nuk do të shkaktonte një gëzim të madh atje. Në opinionin polak kancelarja shihet më ndryshe: si një partnere e besueshme evropiane. Simpatitë janë shtuar në veçanti prej bërjes publike të të dhënave se gjyshi i saj ka qenë me prejardhje polake. "Kur ajo deklaroi se është një fanse e Polonisë, ne kemi menduar se kjo ka të bëjë me udhëtimet e saja në këtë vend në kohën e komunizmit. Sot dihet se fjalët e saj janë shprehur në një kontekst tjetër, shkruan gazeta më e madhe polake "Gazeta Wyborcza".

Megjithatë interesimi i polakëve për zgjedhjet në Gjermani nuk është tepër i madh. Mendohet se Angela Merkel do të mbetet kancelare edhe në këtë mandat. "Nuk ka tema, debate, asnjë temë mbi të cilën mund të ketë grindje të vërteta", pohon publicisti polak Adam Krzeminski. Ai është i habitur me fushatën e butë të socialdemokratëve. Por një gjë pranon: kandidati i socialdemokratëve për kancelar, Peer Steinbrück, ka të drejtë kur për kancelaren Angela Merkel thotë se e kaluara e saj nga koha e DDR ka bërë që Merkel të jetë tepër e matur në pozicionimet e saj ndaj Evropës.