1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si përgatitet baza gjermane e AWACS për misionin në Afganistan

Ata regjistrojnë dhe identifikojnë avionët dhe koordinojnë trafikun ajror. Për të siguruar trafikun ajror në Afganistan, NATO dërgon fillimisht në Hindukush katër avionë AWACS me 100 ushtarë gjermanë.

Avionë AWACS.

Për të siguruar trafikun ajror në Afganistan, NATO dërgon fillimisht në Hindukush katër avionë AWACS me 100 ushtarë gjermanë.

Prej disa javësh në bazën ushtarake të avionëve AWACS në Geilenkirchen pranë Aachen-it bëhen përgatitjet për misionin në Afganistan. Edhe sot këtu ngrihen avionët zbulues në distanca të rregullta. 17 avionë përfshin formacioni i Nato-s E-3A. Katër deri në pesë avionë zhvendosen ndërkohë në Konya të Turqisë. Që andej kontrollohet zona ajrore në Afganistan. Në bord do të jenë së shpejti edhe ushtarë gjermanë, njëri prej tyre është edhe koloneli Reinhard Mack: "Ne shkojmë në këtë mision, për të mbështetur operacionin e paqes. Duhet kuptuar se ne nuk jemi aty për të zhvilluar luftë. Nuk është shpallur luftë. Puna jonë atje është të mbështesim trupat dhe që të ndodhin sa më pak gjëra të jetë e mundur, të rrisim sigurinë. Ne nuk e shohim këtë si luftë."

Ushtarë gjermanë në Bazën e AWACS në Geselkirchen.

Këto ditë ushtarët gjermanë do të largohen nga baza e tyre në Geilenkirchen. Dhe ata mendojnë se misioni në Afganistan, do të zgjasë me vite.


Afro 500 ushtarë gjermanë janë të stacionuar në Geilenkirchen. Rreth një e dhjeta do të zhvendoset shumë shpejt për misionin në Afganistan. Misioni jashtë shteti është prej kohësh temë diskutimi në mes ushtarëve gjermanë, jo vetëm në bazë, por edhe në familje. Bernd Velling është rreshter dhe baba i tre fëmijëve. 39-vjeçari ka qenë edhe në luftën në Bosnjë: "Natyrisht që janë përherë ndjenja të përziera. Fëmijët e mi tani janë në gjendje ta kuptojnë dhe për ta kur shohin lajme për Afganistanin, për ta kanë një tjetër vlerë, se si të them, kur i sheh një fëmijë tjetër."

Rreshteri Velling përgjigjet për radiokomunikimet në bordin e avionëve AWACS. Një e treta e ekipit prej 17 vetësh përbëhet prej ushtarëve gjermanë. Në Afganistan avionët do të fluturojnë në lartësi 10.000 meter - ata duhet të drejtojnë trafikun ajror në këtë zonë malore. Prej kësaj lartësie avionët do të kontrollojnë një perimetër prej 400 kilometrash. Edhe pse ekipazhi i AWACS-it nuk është i përfshirë direkt në operacionet luftarake në tokë, detyra e tij nuk është e parrezikshme. Bernd Velling: "Kjo është fjala e parë, që u thuhet njerëzve gjatë trajnimit është: Kështu nuk duhet të mendoni kurrë."

Avionë AWACS.

Edhe pse ekipazhi i AWACS-it nuk është i përfshirë direkt në operacionet luftarake në tokë, detyra nuk është e parrezikshme.


Natyrisht që ushtarët në Geilenkirchen mendojnë edhe për lajmet e fundit nga Afganistani, shtimin e numrit të sulmeve ndaj ushtarëve gjermanë. për më shumë se 30 viktimat. Kjo nuk e lë askënd indiferent. "Eshtë gjithnjë tragjike - për secilin prej nesh, kur njëri prej shokëve bie. Këtë nuk e do asnjëri prej nesh. Natyrisht që je i prekur." "Kur ndodh diçka e tillë. Unë besoj se mendja të shkon gjithmonë menjëherë tek familjet, tek ata që mbeten, sepse vetë kam patur shokë, që kanë rënë. Nga ana tjetër duhet thënë se është për fat të keq një pjesë e profesionit. Ky është rreziku, të cilit i hyn me dijeni, kur shkon në ushtri."

Këto ditë ushtarët gjermanë do të largohen nga baza e tyre në Geilenkirchen. Dhe ata mendojnë se misioni në Afganistan, do të zgjasë me vite.

Autor : Thomas Wenkert

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 04.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Igyg
  • Data 04.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Igyg