1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si përcaktohet numri i të papunëve në Gjermani?

Raportet për numrin e të papunëve në Gjermani priten gjithnjë me interes, sepse sa më i ulët të jetë ky numër, aq më e sukseshme konsiderohet qeveria.

Të rinj duke kërkuar punë ose kurse kualifikimi në bursën e ofertave të Agjencisë Federale të Punës

Të rinj duke kërkuar punë ose kurse kualifikimi në bursën e ofertave të Agjencisë Federale të Punës

Agjencia Federale e Punës me seli në Nyremberg publikon çdo vit shifrat aktuale të të papunëve në Gjermani. Aktualisht në Gjermani ka rreth tre milionë të papunë, po kush konisderohet si i tillë?

"Në statistikën e të papunëve përfshihen të gjithë ata që janë në moshën 15 - 65 vjeç, që janë regjistruar pranë zyrave të punës, që janë në dispozicion të tregut të punës, janë të punësuar në një vend pune me më pak se 15 orë në javë." - sqaron Ilona Mirtschin nga Agjencia Federale e Punës.

Të papunët që marrin pjesë në masa shkollimi nuk numërohen. Po ashtu as ata persona që këkojnë punë vetë, pa u regjistruar në zyrat e punës.

Logoja e Agjencisë Federale të Punës në Gjermania

Logoja e Agjencisë Federale të Punës në Gjermania

Rreth tre milionë të papunët në Gjermani ndahen në dy kategori, ata që marrin ndihmë për papunësi dhe ata që marrin ndihmë sociale. Një e treta e të papunëve merr ndihmë për papunësi. Sasia e saj llogaritet në bazë të rrogës së fundit dhe paguhet maksimalisht për një vit. Dy të tretat e të papunëve, pra rreth dy milionë marrin ndihmë sociale, apo sikurse quhet Hartz-IV. Ndihma sociale i paguhet gjithëkujt për sa kohë e ka të nevojshme dhe garanton minimumin e jetesës në Gjermani sqaron Ilona Mirtschin.

Kualifikimi kusht i domosdoshëm për punësimin në Gjermani

Portali i Internetit i Agjencisë Federale të Punës në Gjermania

Portali i Internetit i Agjencisë Federale të Punës në Gjermania

Sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punës përvoja tregon se ata që kanë mësuar një profesion e kanë më të lehtë të gjejnë punë dhe se në perspektivë afatgjatë në Gjermani do të jetë tepër e vështirë që të pashkolluarit të gjejnë punë.

Numri i të hujave të papunë në Gjermani përbën rreth 12% të numrit të përgjithshëm të të papunëve. Ndërkohë që shumica e tyre marrin ndihmë sociale dhe jo ndihmë për papunësi. Të huajt, pra ata që nuk kanë pasaportë gjermane, përbëjnë rreth 8% të popullsisë në Gjermani.

Shanse të këqia për të gjetur punë kanë të moshuarit. Si të tillë konsiderohen personat që kanë mbushur 50 vjeç: "Ne kemi kohë që e dimë se punonjësit në moshë që humbasin vendin e punës e kanë më të vështirë se të rinjtë për të gjetur një vend tjetër pune. Mesatarja e të papunëve të moshuar si dhe kohëzgjatja e papunësisë së tyre është më e larta." - sqaron Ilona Mirtschin.

Po ashtu të shumtë janë të papunët nga landet lindore të Gjermanisë. Një e treta e rreth tre milionë të papunëve në Gjermani jetojnë në territoret e ish-RDGJ-së.

Autor: Klaudia Prevezanos / Pandeli Pani

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora