1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Si mund të ndihmojë BE-ja në rindërtimin e Rripit të Gazës?

Pas një takimi në Bruksel të Ministres Zipi Livni, me homologët e saj të shteteve anëtare të BE-së, Izraeli deklaroi se po punon së bashku me bashkësinë ndërkombëtare për përmirësimin e gjendjes në Rripin e Gazës.

BE është donatori më i madh i palestinezëve, por në Lindjen e Mesme ka shumë pak influencë

BE është donatori më i madh i palestinezëve, por në Lindjen e Mesme ka shumë pak influencë

Bashkimi Evropian po vuan nga një dilemë: Ai është donatori më i madh i palestinezëve, por në Lindjen e Mesme ka shumë pak influencë. Izraeli me armët amerikane, shumë shpesh i rrënon godinat e palestinezëve, të cilat i ka ndërtur Evropa. Ministri i Jashtëm i Çekisë dhe udhëheqësi i radhës i BE-së, Karel Schwarzenberg deklaroi ara disa ditësh në Parlamentin Evropian: „E pranoj se është pak frustruese kur rindërton godinat e njëjta, të shkatërruara disa herë. Megjithatë si banorë të pjesës më të pasur të botës, nuk mund t'i themi jo fqiut në gjendje emergjente. E gjendja e banorëve të Rripit të Gazës me të vërtetë është emergjente."

BE-ja gjatë vitit të kaluar ka dhënë më shumë se 70 milionë ndihma humanitare për palestinezët. Gjysma e këtyre ndihmave ka shkuar në Rripin e Gazës. A thua nuk duhet të ndihmojnë edhe disa prej shteteve arabe, të cilat janë shumë të pasura? Shefi i diplomacisë evropiane, Javier Solana, ditë më parë është takuar në Kuvajt me përfaqësuesit e disa vendeve, por premtime konkrete nuk ka pasur. „Është e vërtetë që Liga Arabe ka probleme të brendshme dhe mendime të ndryshme. Por mendoj se pas takimit të Kuvajtit gjendja do të ndryshojë. Në Kuvajt janë arritur qëndrime të përbashkëta dhe është premtuar ndihma e palestinezëve. Shpresoj,se këto nuk do të jenë vetëm fjalë të kota.“

Po si qëndron puna me Izraelin dhe SHBA? Presionet për ndihma në rindërtimin po shtohen, por Schwarzenberg nuk ka iluzione tepër të mëdha. „Sa i përket infrastrukturës në Rripin e Gazës, është e sigurt se SHBA do të ndihmojnë. Ndoshta edhe Izraeli do të bëjë diçka, por pjesën më të madhe do ta marrë përsipër BE-ja.“

Problemi më i madh i donatorëve është Hamasi. SHBA, BE dhe Izrali e trajtojnë këtë si një organizatë terroriste. Por Hamasi ka pushtetin në Rripin e Gazës dhe nuk mund të anashkalohet. „Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë me të gjitha kushtet, që e kemi bërë edhe përpara. E dyta, shpresojmë se se situata mes palestienezëve do të lehtësojë procesin e ndihmave dhe të rindërtimit," thotë Havier Solana. Ai ka hallin e problemeve praktike, për shkak të përçarjeve mes palestinezëve. Evropianët janë të interesuar kryesisht për përmirësimin e kushteve të jetës dhe shumë më pak për çështjet ideologjike.

Vetëm një muaj para fillimit të ofensivës izraelite, Colin Smith, i cili për vite të tëra bënte në emër të BE-së stërvitjen e policëve palestinezë, kërkonte mirëkuptim për gjendjen e njerëzve atje.„Gjithmonë e kam përsëritur se policia palestineze është e aftë dhe se asaj mund t'i besohet. Për muaj të tërë ata nuk kanë marrë rroga, nën pushtetin e Hamasit, por nuk e kanë lëshuar punën. Nuk e besoj që policët evropianë do të vazhdonin punën, në qoftë se nuk paguhen dy muaj".

Kështu flitej një muaj para shkatërrimeve të fundit.

(AUD/ACA)

  • Data 22.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GeJz
  • Data 22.01.2009
  • Autor Christoph Hasselbach
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GeJz