1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Si kujtohet Tito në Kosovë

Në Kosovë periudha e Josip Broz Titos dhe qasja e tij ndaj Kosovës kujtohet në forma të ndryshme.

default

Josip Broz Tito (1892-1980)

Historianët kosovarö thonë se Josip Broz Tito Kosovën dhe qytetarët e saj i ka rënditur si vend dhe qytetarö të dorës së deri në vitin 1974, kur miratohet kushtetuta për Kosovën dhe këtë krahinë e bën njësi të barabartë përfaqësuese me Republikat e tjera tö Jugosllavisë. Profesori i Historisë, Ibrahim Gashi, thotë se qasja e Titos në raport me Kosovën nuk ishte e drejtë, pavarësisht disa tendencave të tij, që të arrijë një stabilitet me përfaqësimin nacional të kombeve në federatë.

“Unë mendoj se Tito ka bërë shumë pak reforma, ka lejuar shumë pak liri dhe ka ngritur shumë pak institucione për Kosovën dhe mund të thuhet se krejt ajo çfarë ka gëzuar Kosova deri te viti 1974 në Jugosllavinë e Titos nuk ka qenë as autonomi kulturore”, thotë profesori Ibrahim Gashi.

Titos Grab

Varri i Titos në Beograd

Profesori Ibrahim Gashi thotë se edhe me amandamentimin e kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovën e bën njësi të barabartë të përfaqësimit në federatë, kjo më shumë ishte e barabartë vetëm në planin formal, ndërsa në atë praktik nuk është realizuar ajo çfarë shkruhej në kushtetutë.

“Pra unë mendoj se qasja e Titos nuk ka qenë shumë afirmative për Kosovën. Ka qenë deri në një masë, saqë me afirmimin e pozitës së shqiptarëve në Kosovë ta frenojë pak ngritjen e nacionalizimit serb, por jo në masën sa të zgjidhë problemin e shqiptarëve të Kosovës. Pra statusi i Kosovës si njësi federale, si njësi autonome njëherë në kuadër të Republikës së Serbisë, pastaj edhe në federatë, flet që Kosova nuk e ka pasur mundësinë, që ta afirmojë komplet vetvetën”, thotë profesori Ibrahim Gashi.

Disa qytetarö të Kosovës tash në moshë dhe të cilët e kanë përjetuar kohën e Titos kujtojnë ditë të mira për stabilitetin social, mirëpo jo edhe për të drejtat e tyre, që të jenë tërësisht të barabartë me qytetarët e republikave tjera të Jugosllavisë.

“Në një farë mënyre atëherë ishtë drejt, pra Tito mundohej që të ishin të barabarta të gjitha republikat dhe krahinat e Jugosllavisë. Por ka pasur shumë nacionalistë serbö, që kanë qënë kundër Titos.”

Josip Broz Tito

Tito në Bijuni, një grup ishujsh në Kroaci

“Shqiptarët e Kosovës Titon e ka dashur, në fund ai veproi mirë, edhe Fadil Hoxha, edhe Tito. Edhe në atë kohë flitej që Kosova të jetë republikë, mirëpo Tito thoshte se akoma nuk janë pjekur kushtet, sepse e dinte që Serbia kurrö nuk do ta pranonte që Kosova të jetë republikë në kuadër të Jugosllavisë”.

Sidoqoftë në shtypin kosovar 30 vjet pas vdekjes së Titos shkruhet se tash territori, në të cilin Tito udhëhoqi me një sistem të posaçëm politik të hapur nga lindja socialiste dhe perendimi liberal-demkratik, por edhe nga bota e tretë, ka një pamje krejt tjetër. Në territorin e ish Jugosllavisë pas disa luftrave, tash janë krijuar shtatë shtete të reja, dy prej të cilave janë pjesë e aleancës veriatlantike, ndërsa të tjera shtete kanë aspirata të hyjnë në BE.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 04.05.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDvC
  • Data 04.05.2010
  • Autor Angelina Verbica
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/NDvC