1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Si komportohen eurodeputetët e rinj në mjedisin e Parlamentit Europian?

Godina e Parlamentit Evropian në Strasburg duket shumë e komplikuar për eurodeptuetët e rinj. Zgjedhësit gjermanë kanë dërguar atje edhe satiristë dhe "piratë". Si kalojnë ditët e para atje?

Selia e Parlamentit Evropian në Strasburg. Eurodeputeti i ri Hans-Olaf Henkel i afrohet godinës me makinën e tij, por fillimisht e kishte humbur rrugën. "Kur më në fund e gjeta hyrjen e duhur, mu duk vetja si një 25 vjeçar, i cili për herë të parë gjendet para piramidave në Kajro. Kam qenë i mahnitur."

Hans-Olaf Henkel është 74 vjeçar dhe kalon nëpër koridore e shkallë të shumta të Parlamentit. "Pak më parë kam qenë për herë të dytë në zyrën time dhe mu ka dashur bukur shumë kohë për ta gjetur. Kthimi ka qenë po ashtu i komplikuar, por këtu më pëlqejnë zgjidhjet arkitektonike, sepse ato janë më të mira se monsteri i pabesueshëm arkitektonik në Bruksel.

Henkel ka nisur një karrierë të re si politikan, kritikon monedhën e përbashkët euro dhe aparatin tepër të madh burokratik në BE. "Ne jemi të mendimit se brenda shtatë vitesh, ky aparat duhet të zvoglohet për 50 %. Mendojmë se nuk kemi nevojë për 28, por vetëm për 12 komisionerë". Kur thotë "ne", ai mendon në "Alternativën për Gjermani" (AfD), e cila në zgjedhjet për Parlamentin Evropian ka fituar shtatë mandate. "AfD" është bashkuar me grupin parlamentar konservator të euroskeptikëve, në të cilin është edhe Partia Konservatore e kryeministrit britanik David Cameron. Hans-Olaf Henkel ka pasur më parë poste të ndryshme dhe e di se si duhet të sillet në politikë. Ai nuk do të marrë pjesë në të gjitha seancat e Parlamentit, me shpjegimin se "ka edhe punë të tjera që duhet bërë", dhe nuk është tepër i interesuar të mbajë fjalime.

Hans-Olaf Henkel në parlamentin Evropian në Strassburg

Hans-Olaf Henkel në parlamentin Evropian në Strassburg

Më shumë kënaqësi në Parlament

Martin Sonneborn në anën tjetër është i interesuar të mbajë fjalime në Parlament. Ai e di se cila është fuqia e fjalës. Me profesion është satirist, gazetar dhe polit-clown. "Më duhet të bëjë kërkesa dhe të shkurtoj fjalimet e mia në një minut, por në kohën e twitter, kjo nuk është e vështirë", thotë 49-vjeçari. Ai shpejt e ka gjetur edhe zyrën e tij. Përfaqësuesi i "Partisë" tërë kohën përgjigjet në pyetje të reporterëve si për shembull, cili ishte mendimi i tij, kur e pa godinën e madhe të Parlamentit? Përgjigja: "Mendova se e gjitha godina një ditë do të na takoj neve dhe për këtë do të punojmë në pesë vitet e ardhshme."

Martin Sonneborn buzëqesh dhe nuk e di as vet se çfarë është serioze dhe çfarë vetëm kënaqësi në jetën e tij. "Sipas Gjykatës Kushtetuese, Parlamenti në Strasburg është një institucion i kënaqësisë absolute, i cili nuk duhet të merret seriozisht. Ndryshe nuk do të hiqej pragu prej 3 % i votave për t'u futur në Parlament. Shpresoj se këtu do të kem shumë kënaqësi." Duke i falënderuar vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në Parlament janë futur jo vetëm "Partia" e Sonneborn, por edhe Partia për Mbrojtjen e Kafshëve, Partia Ekologjike-Demokratike, Partia e Familjes dhe NPD. Në Gjermani ka mjaftuar rreth 1 % e votave për të pasur një deputet në Parlament.

Një shoqëri bukur e çuditshme

Sonneborn: politika si pasion

Sonneborn: politika si pasion

Martin Sonneborn e ka shfrytëzuar këtë shans dhe tani ka zënë vend në bankat e fundit të Parlamentin Evropianian, pas grupit parlamentar të populistëve të djathtë të "Frontit Nacional", të Marine Le Pen. "Natyrisht që kemi kontakt me kolegët. Këtu ka vërtetë shumë të çmendur"", thotë Martin Sonneborn. "Jemi një grup i madh i personave pa grupe. Edhe pse kemi pasur oferta të mira financiare, nuk jemi futur në asnjë grup parlamentare. Tani jemi një grumbull i njerëzve me sjellje të çuditshme nga 'Lega Nord' e Italisë, FPÖ e Austrisë, Udo Voigt (NPD) nga Gjermania dhe nacionalistëve francezë. Ky është një grumbull shumë i çuditshëm me të cilin jemi së bashku." Ai nuk do të lidhet me ndonjë program të caktuar. Ky hajgarexhi thotë se qëllimi i tij ëshë ta mjelë sa më shumë BE-në dhe të marr sa më shumë para. "Ne kemi një program ku thuhet 'Po për Evropën dhe jo për Evropën'. Unë do të përpiqem ta zbatoj këtë program."

Piratja që do të lëvizë diçka

Julia Reda ëshë nga partia "Piratët" e Gjermanisë. Programi i saj është më konkret se ai i satiristit. "Unë dua që të pengojë arritjen e marrëveshjes tregtare mes BE dhe SHBA." Politologia e lindur në vitin 1986 ka qenë aktive edhe në kohën e studimeve, si kryetare e "piratëve të rinj". Ajo kaherë është larguar nga SPD-ja ku ka qenë më parë. Piratja e re ka shumë plane dhe do ta ketë mbështetjen e dy piratëve nga Suedia. "Besoj se Parlamenti Evropian është i dedikuar për arritjen e gjërave të ndryshme nga individë, sepse në grupet parlamentare duhet të bësh tregti me të tjerët."

Julia Reda: dua t'i vë gjërat në lëvizje

Julia Reda: dua t'i vë gjërat në lëvizje

Jeta ndryshon

Julia Reda e njeh godinën e Parlamentit nga e kaluara. Ajo është mësuar me udhëtime edhe në kohën e fushatës elektorale. Javën e ardhshme do të vendoset në banesën e saj në Bruksel, por edhe atje do të ketë shumë udhëtime. "Jeta ka ndryshuar", thotë ajo. Ndërsa Martin Sonneborn thotë se në jetën e tij nuk ka ndryshuar shumë. "Deri tani kam jetuar me familje, ndërsa tani jetoj me asistentin tim Dustin Hoffmann." I riu, që mbanë valixhet vetëm buzëqeshë. Nëse vërtetë e ka emrin Dustin Hoffmann nuk dihet. Thuhet se Sonneborn është i martuar me një princeshë nga Armenie.