1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si jetohet në Vilën Masimo?

Bursa që i jepet artistëve gjermanë për të qëndruar në Vilën Masimo në Romë është një nga vlerësimet më të shquara për artistët gjermanë. 10 artistë qëndrojnë çdo vit në Vilën e Kontit për të punuar në atelietë e tij

Vila Massimo, Romë

Vila Massimo, Romë

10 artistët që zgjidhen çdo vit prej 2000 mijë kandidatëve nga fushat e arteve vizive, arkitekturës, letërsisë dhe kompozicionit, ftohen të jetojnë 11 muaj në ish Pallatin e Kontit Masimo dhe të punojnë në ish atelietë e tij.

Që prej vitit 2007 në fund të qëndrimit atje bursistët prezantojnë shkurtimisht ekspozitat e tyre në ndërtesën Martin Gropius në Berlin. Edhe të mërkurën e kaluar kështu ndodhi. Katër orë me rradhë të ftuar nga politika dhe shoqëria civile në Berlin panë punimet e bursistëve.

Shkrimtari Ingo Schulze

Shkrimtari Ingo Schulze

Çfarë jete bën një artist në vilën më të bukur të Italisë?

"Ata shkelin barin duke luajtur gjithë kohën futboll. Në fillim luanin vetëm ditën e djelë, pastaj të mërkurave dhe të shtunave, por në fakt do të kishin dashur të luanin futboll çdo ditë. "

Jeta e artistëve në Romë nuk është më ajo që ka qenë njëherë. Kjo përshtypje të krijohet kur lexon tregimin "Shikime qeni" të shkrimtarit dhe bursistit Ingo Schulze që flet për jetën e artistëve në Vilën Masimo gjatë vitit 2007.

"40 grad celsius apo shi me gjyma, loja vazhdonte e vezhdonte... "

Schulze tregon para 400 parlamentarëve dhe njerëzve nga ekonomia në ndërtesën Martin Gropius në Berlin. Dhe pjesa më e madhe e asaj që tregon ai nuk është fantazi, thotë Ingo Schulze: "Unë luajta aq shumë futboll atje, saqë theva këmbën dhe dy muaj rresht mu desh të ecja me allçi dhe proteza."

"Të shohësh një herë Italinë dhe le të vdesësh pastaj", kjo psherëtimë e artistëve klasikë nga Gjermania ka marrë aktualisht tjetër formë - më mirë është "të shohësh Italinë dhe të bëhesh me 11 shokë". Dhjetë artistë gjermanë dhe një rumun kaluan 11 muaj në një lloj familjeje që mund të quhet princërore. Artistët morrën secili nga një atelie 11 metra të lartë, ku ata mund të shkonin sa herë donin të qëndronin vetëm. Përveç kësaj edhe një bursë prej 2500 eurosh dhe një apartament për veten dhe familjen.

Mbrëmjet kalohen me 20 deri 30 njerëz të tjerë në nëj tavolinë të madhe të vilës. Kritikët mendojnë se Vila Masimo i ofron artistëve kushte nobel. Por liriku Ulf Stolterfoht thotë se jeta në vilë nuk ka të bëjë me pushime, me përjetimet e ekseseve ekzistenciale të artistëve ose me jetën boheme.

"Mua më kujtohet se e vetmja gjë që kam bërë kundër rregullave ishte se thitha një herë një Joint dhe çdo gjë tjetër më vonë ishte në kuadër të parimeve të Vilës. Piktorët janë sidomos shumë të disiplinuar, shkojnë herët në krevat dhe zgjodhen herët. Dhe kur i shihje ata që fillonin sërisht punën herët në mëngjes fillonte të të vriste ndërgjegjja, dhe i thoshe vetes se ngadalë duhet t`i viheshe dhe ti punës."

Megjithatë bursa më e preferuar që Gjermania i jep artitëve të saj vuan prej dy fenomenesh. E para, që bursistët që qëndrojnë atje bëjnë rrallë karierrë të mëpastajme dhe së dyti, se veprat që arrihet atje prej artistëve janë shumë jospecifike. Ingo Schulze thotë: "Nëse bëhet një punë kaq e madhe, do të duhej të paktën që kjo punë të kishte një lidhje me Romën. Një roman me Romën, një film me Romën, një pikturë me Romën, një simfoni me Romën, një instalacion me Romën, e bërë në vendin më të mirë, apo jo?"

Vetëm bursisti Matthias Weischer ka bërë punime me Romën, skica të Parkut Masimo, akuarele. Të gjithë artistët e tjerë prezent në Ndërtesën Gropius mund t`i bënin punët e tyre edhe në Berlin, instalacionet, videto, fotografitë, ose poezitë.

  • Data 29.02.2008
  • Autor Frank Hessenland
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFws
  • Data 29.02.2008
  • Autor Frank Hessenland
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DFws