1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si i vihet çmimi qumështit?

Blegtorët gjermanë kanë frikë se çmimet e ulëta të qumështit rrezikojnë ekzistencön e tyre. Me bojkotin e shitjes së qumështit në mbarë vendin ata përpiqen të tërheqin vemendjen

Tabelë qarkullimi me një lopë

Për shumë blegtorë në Gjermani është e vështirë ta shijojnë me të vertetë qumështin e tyre të freskët. Dhe kjo ka të bëjë në rradhë të parë me çmimin, që ata marrin për kilogram, thotë një blegtor.

"Nuk është e mundur, që një litër ujë mineral nga një filtrat në bregun e lumit Weser, apo ku ta di unë ta ketö cmim më të lartë se qumështi.“

Blegtorët gjermanë duan ta shijojnë qumështin e tyre dhe të fitojnë së paku 43 cent pro liter qumësht të paskremuar. Ky është çmimi me anë të të cilit mund të mbijetojnë edhe ekonomitë e vogla edhe në të ardhmen. Argumenti i tyre është se rritja e çmimit të energjisë dhe të ushqimit të kafshëve u kushton të gjitha të ardhurat.

Aktualisht sipas Max-Rubner-Institut pör kualitetin e qumështit në Kiel një litër qumësht në treg kushton rreth 60 cent. Nga 27 deri 34 cent prej tyre, sipas rajonit, i marrin fshatarët. Pjesën tjetër e marrin punishtet e qumështit dhe rrjetet e shpërndarjes.

Për çmimet po luftohet ndërmjet rrjeteve të supermarketeve dhe punishteve të qumështit. Eshtë një garë ndërmjet gjigantëve të pakët të tregut ushqimor dhe të 100 punishteve tö vogla të qumështit në Gjermani. Dhe pikërisht këtë disekuilibër körkon të shmangë Roland Wëller, kryetar i konferencës të minisrave gjermanë të bujqësisë.

"Disa blerës të pakët ballafaqohen me shumë ofrues dhe blegtorë. Shoqata e fshataröve dhe ekonomia e qumështit duhet të përqëndrohet dhe të bashkohet dhe t´i përfaqësojë me forcë interesat e saj.“

Para një viti u duk sikur fshatarët po i siguronin çmimet më të larta. Në të gjithë Azinë pati bum të qumështit pluhur "Made in Europa" - dhe në tregjet e lëndëve të para bujqësore sundonte entuziazëm.

Qumështi u bë mall i rrallë, edhe për arsye se producentëve të mëdhenj si Zelanda e Re dhe Australia të prekur nga thatësirat u mungonte furnizimi. Por në Evropë prodhimi nuk u rrit. Shkaku se që prej 1984 sasia e qumështit në shtetet anëtare të BE-së rregullohet përmes një kuote. Cdo prodhues qumështi lejohet të dorëzojë vetëm një sasi të përcaktuar. Nëse ai prodhon më shumë, ka masa, një rregull nga koha e mbiprodhimit, kur flitej për dete me qumësht e male me gjalpë.

Rezultati: çmimi i qumështit u ngrit, sepse pro litër merrnin më shumë nga punishtet. Mbrojtësit e konsumatorit kritikuan ngritjet e çmimeve një akuzë, që arriti deri në Bruksel te ministrat e bujqësisë së BE-së-. Në prill të këtij viti ndodhi pastaj kthesa: kuota e qumështit në Europë u rrit. Shtimi i ofertës solli një farë ctensionimi të tregut. Me pushtetin e koncentruar të tregut rrjetet e tregtimit ngritën çmimin e qumështit të freskët, të djathit dhe gjalpit. Kjo është gjendja aktuale e karuselit të çmimit të qumështit.

Ngadalë blegtorët gjermanë po mbështeten nga kolegët e tyre në BE. Në Austri, Francë dhe Belgjikë u zhvilluan protestat e para. Eksperti i qumështit i organizatëes për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik nö Evropö, Pavel Vavra:

"Cuditem pak, që pikërisht tani që kemi çmime historikisht të larta, dhe kur të gjithë janë të fokusuar që t´i ulin ato, kemi këto trazira qö thonö se çmimi ështö shumë i ulët."

  • Data 04.06.2008
  • Autor Ricard Fuks
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDcG
  • Data 04.06.2008
  • Autor Ricard Fuks
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/EDcG