1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

020112 US-Präsidentschaftsvorwahlen

3 Janar 2012

Në 6 nëntor 2012, në SHBA zhvillohen zgjedhjet e reja presidenciale. Pushtetmbajtësi Barack Obama do të kandidojë për herë të dytë për demokratët. Se cili do të jetë kandidati i Republikanëve, kjo është ende e paqartë.

https://p.dw.com/p/13d3o
Barack Obama pas fitores ne Karolinen e Veriut me 2008
Barack Obama pas fitores ne Karolinen e Veriut me 2008Fotografi: AP

Nuk ka kaluar shumë nga koha kur kandidatët presidencialë të dy partive në SHBA caktoheshin me negociata në dhomat e pasme. Bosët e partive vendosnin se kush do të ishte kandidati për president i demokratëve, përkatësisht republikanëve. Vetëm prej 1972 rregullat ndryshuan.

"Ky ishte fillimi i sistemit modern që njohim sot dhe njëkohësisht fillimi i fundit të kongresit nacional të partive."

Sepse në kongreset partiake zakonisht delegatët vetëm miratojnë atë që kanë përcaktuar zgjedhësit dhe zgjedhëset në të gjithë vendin. Kjo në një kohë, kur rregullat pë rzgjedhjet paraprake që quhen sipas mënyrës së zgjedhjeve "Caucus" ose "Primary" janë komplekse- dhe ato dallohen edhe midis demokratëve dhe republikanëve.

"Caucus" ka kuptimin "takim, mbledhje" dhe këto takime kërkojnë edhe praninë personale të zgjedhëseve dhe zgjedhësve. Ata takohen në dhoma ndenjieje, në shkolla dhe kisha, për të votuar për kandidatin e tyre presidencial - dhe për poste të tjera politike- dhe për të votuar se cilët delegatë do të dërgojnë në kongreset partiake të tyre. Këta delegatë zgjedhin pastaj presidentin ose presidenten.

Zgjedhësit konservatorë republikanë janë ata që vendosin

Ai që i lë vetes kohë që të marrë pjesë në një takim të tillë është një njeri me kohë në dispozicion - dhe shumicën e herëve ai është shumë i angazhuar.

Për demokratët, Caucus është një teatër i pazakonshëm. Deri në fund përpiqen mbështetësit e kandidatëve që t'i entuziazmojnë për kandidatin e tyre të pranishmit. Ka grindje, debate dhe negociata. Nëse një kandidat merr më pak se 15% të votave të të pranishmëve, mbështetësit e tij mund të kërkojnë në raundin tjetër të zgjedhjeve një favorit të ri. Por viti 2012 do të jetë jospektakolar për demokratët, sepse kandidati presidencial është përcaktuar, Barack Obama do të futet pa sfidues në garë.

Përsa i përket republikanëve procesi i zgjedhjes në Caucus është më i thjeshtë: këtu votohet me letër. Pasi letra është hedhur në kuti, vota nuk mund të ndryshohet më. Por deri atëherë lejohet të kryhet punë bindëse.

Procedurë e gjatë

Procesi i gjatë elektoral mund të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohe. Zgjedhjet e para paraprake, Caucus në Iowa- zhvillohen në 3 janar, në qershor votohet në Kaliforni dhe në Nju Xhersi. Por deri atëherë zgjedhjet duhet të jenë vendosur prej kohësh. 1144 vota delegatësh duhet të mbledhë ai që kërkon të kandidojë për republikanët.

Teorikisht është e mundur që asnjë nga kandidatët republikanë të mos marrë shumicën e nevojshme. Atëherë, në kongresin e partisë që do të mbahet prej 27-30 gusht në Tampa të Floridas kandidati zgjidhet me vota.

Autor: Christina Bergmann/ Auron Dodi

Redaktoi: Angjelina Verbica