1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si e ruan Aushvici kujtimin e së kaluarës

"Marshi e të gjallëve" duhet të mbajë në jetë kujtimin e holokaustit. Por çfarë ndodh, kur të ketë mos më dëshmitarë të asaj kohe? Edhe Aushvici, i cili si asnjë vend tjetër kujton mizoritë naziste, kërkon përgjigje.

Margrit Bormann bën gati çantën për punë. Piskatore, skalpel, mikroskop. Me bluzën e saj të bardhë të laboratorit dhe me syzet e rrumbullakëta ajo duket si mjeke. Vetëm se ajo nuk shëron plagë, por relike, shpëton sendet e viktimave të nazistëve nga pluhuri, ndryshku dhe myku. Vetë Bormann thotë, nga harresa.

Gjermanja 34-vjeçare është konservuese në Aushvic-Birkenau, rregulli i saj më i rëndësishëm të ruajë, jo të riparojë. "Për shembull, valixhet, që kemi në muze: pjesa më e madhe janë shtypur apo u mungon kapaku, por këto janë gjëra, që ne nuk i riparojmë..." Dëmtimet janë "origjinale", thotë Bormann. Kjo do të thotë, se ato janë bërë që në vitet 1940 deri 1945, kur nazistët vranë në Aushvic më shumë se një milion njerëz - hebrenj, polakë, romë, gra burra dhe fëmijë nga e gjithë Evropa.

Të shpëtojmë, çfarë është për t'u shpëtuar

Konservuesja Margrit Bormann

Konservuesja Margrit Bormann

Për atë, që të kujton të vdekurit, kujdesen sot Bormann dhe kolegët në laboratorin me pllaka të bardha. Për konservimin e valixheve ata marrin për bazë fotografitë, që janë bërë pas çlirimit të kampit me 27 janar 1945. Fillimisht valixhet pastrohen. Këpucët prej lëkure dezinfektohen dhe lyhen me krem. Disa copë bëjnë në ditë konservuesit, më shumë se 100.000 janë ato gjithsej. Dhe ato janë vetëm këpucët.

Margrit Bormann shtyn një karton me furça dhëmbësh mbi tavolinë. Furçat e errëta, janë të konsumuara shumë, edhe bishtat prej plastike. Për to konservuesit nuk kanë gjetur ende ndonjë zgjidhje. "Problemi me plastikën është se është material realivisht i ri. Kërkimet nuk kanë sjellë akoma zgjidhje".

Bormann tregon me gisht një furçë, doreza ka të çara tepër të holla." Nuk do të ishte me mend që të mbushnim të çarat, sepse bishti do të shkatërrohej nga brenda. Bormann e di se punon kundër kohës.

Të shkatërruara, të harruara?

Valixhet e të burgosurve të Aushvicit

Shenja jete: Valixhet e të burgosurve të Aushvicit

Ato, që konservojnë shkencëtarët, vizitorët i shohin në muzeun e Aushvicit. Më shumë se një milion vijnë çdo vit. Në bllokun 5 të kampit kryesor janë të grumbulluara qindra valixhe pas mureve prej xhami: emri Petör Eisler, i bardhë mbi lëkurë të errët. Disa hapa më tej këpucë: një sandale e kuqe vajze, ndoshta numër 25, edhe tenxhere për gatim dhe tiganë, një enë për qumësht, smalti blu është plasaritur. Janë objekte të përditshme nga një tjetër kohë. Ato duken, sikur dikush i ka ngrirë për përjetësinë.

Kujdes: Rrezik shëmbjeje

E rrezikuar nga prishja është edhe Aushvic-Birkenau - fabrika e vdekjes së nazistëve, gati tre kilometra larg nga muzeu. Vetëm disa pak baraka janë të hapura për vizitorët, të gjitha të tjerat ka rrezik të shëmben. Krematorët dhe dhomat e gazit të hedhura në erë nga nazistët, para se të largoheshin: rrënoja, të pambrojtura, që prishen nga koha. Për ruajtjen e këtyre ndërtesave dhe vendeve të kujtimit kanë munguar për një kohë të gjatë paratë. Në 2009 u themelua fondacioni Aushvic-Birkenau. Për të grumbulluar donacione në mbarë botën dhe për të financuar nga interesi vjetor punën konservuese dhe restauruese, urgjentisht të nevojshme. 120 milionë euro u premtuan gjithsej, 60 milionë vetëm në Gjermani. Edhe shtete të tjera të BE-së, SHBA, apo Turqia kanë premtuar mbështetje. Sot, pesë vjet më vonë, sipas fondacionit, nuk kanë ardhur as gjysma e parave. Ndërsa ende luftohet për financat, Aushvici po shkatërrohet, çdo vit, çdo ditë, një çikë më shumë.

Vernichtungslager Auschwitz-Birkenau

Kampi nazist i shfarosjes Auschvic-Birkenau

Të mbijeturit e mbetur janë të paktë

Punonjësja Krystyna Oleksy ecën me vizitorët përgjatë shinave të errëta të trenit në Birkenau, në atë kohë për qindra e mijëra vetë rruga e vdekjes. Ai, që e ka parë atë atëherë, dhe që sot flet si dëshmitar, është Jacek Zieliniewicz. Ai tregon me dorë një ndërtesë me tulla të errëta. "Kjo barakë ishte dhoma e drejtuesit të kampit të grave, dhe prapa saj ishte orkestra. Dhe hebrenjtë kanë kaluar nëpër këtë rrugë për në krematoriumin 4 dhe 5", thotë ai me zë të ulët, me një gjermanishte të thyer.

Jacek Zieliniewicz ka mbijetuar Aushvicin

Jacek Zieliniewicz ka mbijetuar Aushvicin

Zieliniewicz ishte i burgosur politik në Aushvic. Sot ai është 87 vjeç, dëgjon me vështirësi, ecën i përkulur. Ai do t'i tregojë grupit edhe ndërtesën qendrore të pranimit, të quajtur nga nazistët, "sauna". Atje ata regjistronin të burgosurit e rinj, i degradonin njerëzit në numra. Zieliniewicz tregon, se si i është dashur të ndihmojë për të ndërtuar ndërtesën, sepse ai nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Një grua e re do të dijë se çfarë do të thotë sot Aushvici për të. "Këtu janë ish të burgosurit, hiri i miqve të mi. Ky është një varr për mua", thotë ai mendueshëm. Plaku është i vetëdijshëm për autoritetin e fjalëve të tij, e di se të tillë si ai nuk ka shumë më. Çfarë, nëse Zieliniewicz nuk mund të flasë më për Aushvicin, kur të mos ketë më dëshmitarë të asaj kohe?

Aushvic 2.0

Pavel Savicki do të gjejë për këtë një përgjigje. 33-vjeçari me mjekër të zezë është zëdhënës i qendrës përkujtimore. Aty, ku sot është zyra e tij, ka qenë më parë spitali i SS-ve. "Kur të mos jenë më të mbijetuarit dhe kujtimet e tyre, atëherë ky vend do të ndryshojë. Pra, ne duhet të bëjmë diçka", thotë ai, duke rrotulluar stilolapsin mes gishtave.

Po punohet për një ekspozitë të re të përhershme. Sepse e sotmja është nga vitet 50-të, ishte projektuar nga të mbijetuarit dhe që atëherë nuk ka ndryshuar shumë. Pas të paktën shtatë vjetësh, do të përfundojë ekspozita e re. Planet ende nuk kanë përfunduar, por kjo dihet: Historitë dhe fatet individuale duhet të dalin më fort në plan të parë, si dhe perspektiva e keqbërësve. "Ekspozita duhet të mbetet e thjeshtë, e përmbajtur, pa efekte speciale mediatike", thotë Sawicki.

Kush do ta kujtojë Aushvicin, kur të mos ketë më dvshmitarë të kohës?

Kush do ta kujtojë Aushvicin, kur të mos ketë më dvshmitarë të kohës?

Dhe megjithatë mbetet detyrë, që të rinjtë të interesohen për Aushvicin. "Rrjetet sociale janë një mundësi dhe një formë interesante e kujtimit", sagt Savicki. Në 2009 ai e regjistroi qendrën përkujtimore në Facebook. Ndërkohë faqja ka më shumë se 100.000 "likes", sado makabër që të tingëllojë.

"Unë kam si të thuash një klasë me 100.000 studentë, çdo gjë që unë postoj, ata e shohin. Por ne gjithmonë theksojmë: Ajo që vlen, është vizita këtu. Asgjë nuk mund ta zëvendësojë një vizitë në Aushvic ..."

Për shkak se ky vend i vdekjes, për këtë ai është i bindur, rrëfen edhe për jetën. Valixhet, flokë, këpucët, ato të mbeten në mendje. Janë kujtime, që edhe në brezin e facebookut nuk zhduken me klikimin e ardhshëm.