1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Si e organizon Obama fillimin e punës në postin e ri?

Jens Borchers9 Dhjetor 2008

Barack Obama është duke u përgatitur në Çikago të shkojë në Shtëpinë e Bardhë. Kurse George Bush perceptohet tani si "rosë e paralizuar".

https://p.dw.com/p/GCCF
Barack Obama është duke u përgatitur në Çikago të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, 2 dhjetor 2008
Barack Obama është duke u përgatitur në Çikago të shkojë në Shtëpinë e Bardhë, 2 dhjetor 2008Fotografi: AP

Krizë e industrisë amerikane të makinave- Obama thotë se çfarë ka ndërmend të bëjë. Krizë financiare - Obama kumton se në janar do të paraqesë një program kundër shitjeve të detyruara. Recesion - Obama bën të ditur paraprakisht planin e tij të investimeve. Ndërkohë që presidenti Bush punon si breshka në Shtëpinë e Bardhë, grupi i punës i presidentit Obama po punon me vrull për një startim të fuqishëm në momentin e marrjes së pushtetit.

Barack Obama, Hillary Rodham Clinton, James Jones në konferencë shtypi, 1 dhjetor 2008
Barack Obama, Hillary Rodham Clinton, James Jones në konferencë shtypi, 1 dhjetor 2008Fotografi: AP

Kryeqyteti aktual i Amerikës është Çikago jo Uashingtoni! Presidenti ende në detyrë. Xhorxh Bush banon vërtet në Shtëpinë e Bardhë, por si një banor të cilit i ka mbaruar kontrata e qerasë. Bota sheh tashmë nga Çikago. Sepse aty po punon presidenti i ri, Obama (Barack Obama) dhe grupi i tij i punës për fillimin e punës me goditje të përqendruar në Shtëpnë e Badhë. "Prioriteti im i parë është të bëjmë të sigurtë që kemi një program koniukturor të përshtatshëm për detyrat që na dalin përpara."

Një program konjukture për t'i dalë ballë recesionit të pashoq në Amerikë. Barak Obamës do t'i pëlqente skenari i mëposhtëm: Më 20 janar ai do të betohet me dorën në bibël se do të mbrojë popullin amerikan dhe kushtetutën- sa të mundet. Pas kësaj Obama do të dëshironte të kërcente drejt e në "Capitol" për të nënshkruar elementët thelbësorë të programit të tij investimeve. Volumi i një programi të tillë: Ndoshta një gjysmë bilioni dollarë. "Ajo që është vendimtare për ne është dhënia hov ekonomisë, që të mos krijohen vetëm në plan afatshkurtër vende pune. Por që që të vëmë në veprim një rritje ekonomike të qëndrueshme."

Barack Obama në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, 5 janar 2007
Barack Obama në krahun perëndimor të Shtëpisë së Bardhë, 5 janar 2007Fotografi: AP

Me programin e investimeve do të rimëkëmbën më shumë se 740 ura të prishura në SHBA, do të riparohen rrugë dhe do të modernizohet rrjeti elektrik. Ekspertët ekonomikë të Obamës po punojnë për programe të efiçencës energjitike. Ata duan të vënë në veprim digjitalizimin e sistemit shëndetësor amerikan, të renovojnë shkollat dhe t'i pajisin ato me kompjutera të rinj.

Për sa kohë presidenti Bush grindet me kongresin për detajet e aksionit të shpëtimit të industrisë së makinave, pasardhësi i tij po ushtrohet të mendojë në dimensione të mëdha. Një gjysmë bilioni për konjukturën - por si është puna me deficitet në buxhetin shtetëror? "Ne nuk mund të merremi për një kohë të shkurtër me deficitin. Duhet të sigurojmë që programi konjukturor të jetë i mjaftueshëm me qëllim të ecjes përpara të ekonomisë", thotë Obama.

President Bush
Presidenti BushFotografi: AP

Normalisht bërtasin në këtë pikë ekspertët konservativë dhe presidenti aktual. Por këtë herë jo. Ekspertët janë gati të një mendimi. Shumë ndihmon shumë. Me kush që paratë të përdoret ashtu siç duhet. Për këtë është i bindur edhe ekipi i Obamës, i cili po punon edhe për të ndjekur një politikë tjetër të sigurisë.