1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Si do të vëzhgohen zgjedhjet në Kosovë

Në Kosovë gjatë ditës së zgjedhjeve të përgjithshme dhe gjatë procesit të numërimit të votave, do të ketë një numër të madh të vëzhguesish ndërkombëtarë dhe kosovarë. Numri i vëzhguesve pritet të jetë mbi pesë mijë.

default

Zgjedhjet do të ndiqen nga 5000 vëzhgues


Përfaqësues të mekanizmave ndërkombëtare dhe të organizatave joqeveritare vendase, thonë se megjithë kohën e shkurtër të organizimit të zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do të mbahen me 12 dhjetor në Kosovë, nuk do të ketë mungësë të vëzhguesve të procesit zgjedhor dhe të numërimit të votave. Në këtë mënyrë ata hedhin poshtë shqetësimin e disa subjekteve politike, të cilët thonë se meqenëse zgjedhjet në Kosovë mbahen në prag festave të fundvitit mund të mos ketë interesim të mjaftueshëm të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve.

Presidenti në detyrë Jakup Krasniqi dhe kryeministri në largim Hashim Thaçi, tashmë ka kohë që kanë ftuar Bashkimin Evropian që t'i vëzhgojë zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë. Zëdhënësja e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Julia Reuter, i tha DW-së nëpërmes postës elektronike se BE është e gatshme të ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve së bashku me aktorët e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë. “Prania ndëkombëtare në Prishtinë është duke bashkëpunuar me zyrën e BE-së në Kosovë dhe ato do të kenë ekipe të pranishme në çdo hap të procesit zgjedhor në tërë Kosovën gjatë ditës së zgjedhjeve. BE-ja do ta dërgojë në Kosovë një ekip të ekspertëve për të shoqëruar procesin e zgjedhjeve dhe ata do të ndihmojnë edhe me rekomandime dhe analiza”, thotë Julia Reuter. Ajo pret që edhe Parlamenti Evropian dhe parlamentet kombëtare të vendeve anëtare në parlamentin evropian, do të bashkohen në monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve në mënyrë që të gjithë Kosovë të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre në votim.

Ligji për zgjedhjet në Kosovë parasheh tre lloj vëzhguesish. Vëzhgues, ndërkombëtar, vëzhgues vendor nga organizata joqeveritare dhe vëzhgues të partive politike. KQZ-ve është në pritje të akreditimit të organizatave ndërkombëtarë që do të vëzhgojnë zgjedhjet e 12 dhjetorit. Xhemajl Peqani nga KQZ-ve, thotë për programin tonë se interesimi për të vazhguar zgjedhjet është i madh. “Ka interesim të vëzhguesve edhe ndërkombëtarë edhe vendorë nga organizata joqeveritare për të vëzhguar zgjedhjet e 12 dhjetorit dhe në bazë të kërkesave të deritashme, nuk besoj se do të ketë mungesë të vëzhguesve ndërkombëtarë”, thotë Xhemajl Peqani.

Zgjedhjet 2009

Zgjedhjet 2009



Rrjeti i organizatave joqeveritare vendore “Demokracia në Veprim”, është e specializuar për vëzhgimin e zgjedhjeve në Kosovë. Ismet Kryeziu nga kjo organizatë, thotë për programin tonë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë mbahen për herë të parë dhe natyrisht që kjo është një sfidë edhe për vëzhguesit e zgjedhjeve. Mirëpo, kësaj radhe sipas zotit Kryeziu do të ketë një numër shumë të madh të vëzhguesve vendorë. “Jemi duke punuar me një strategji të ndryshme nga ajo që është punuar deri tani. Do të kemi vezhgues të veçantë që do të vëzhgojnë procesin e votimit gjatë ditës së zgjedhjeve dhe poashtu do të kemi vëzhgues të trajnuar që do të vëzhgojnë procesin e numërimit, pra jemi duke u përgatitur që të kemi pesë mijë vëzhgues vendorë”, thotë Ismet Kryeziu.
Edhe përfaqësues të parlamentit evropian janë shprehur se do të jenë të pranishëm në ditën e zgjedhjeve në Kosovë dhe këtë e ka konfirmuar gjatë vizitës së saj të fundit në Kosovë eurodeputetja Doris Pack.

Autor: Bekim Shehu

Redaktoi: Aida Cama

  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCPI
  • Data 18.11.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/QCPI