1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Si do të punojë EULEX-i në Kosovë?

Në çdo stacion policie në Kosovë do të vendoset një komisar ndërkombëtar. Gjykatësit dhe prokurorët e BE-së do të merren kryesisht me krimet e luftës.

Policë të EULEX-it, Prishtinë

Policë të EULEX-it, Prishtinë

Policisë së Kosovës ju bashkua në punë policia ndërkombëtare e misionit evropian, EULEX. Në plan të parë policët e EULEX-it do të monitorojnë punën e policisë së Kosovës, do të japin këshillat e tyre, por në raste të caktuara ata edhe mund të veprojnë. Edhe në pjesën veriore të Kosovës, strategjia e veprimit të policë thuhet se do të jetë e njëjtë. Por, sa i përket strukurës së policisë në këtë pjesë do të ketë më shumë policë serbë të SHPK-së, se sa policë shqiptarë.

Çdo stacion policie në veri do të ketë nga një mbikqyrës "komisar", polic të EULEX-it. Me këtë është pajtuar edhe komanda e policisë së Kosovës në Prishtinë, ku shprehen të bindur se veprimet e pjestarëve serbë të policisë nuk do të dallojnë nga ato të kolegëve shqiptarë dhe operacionet e policisë do të jenë unike.

Përveç çështjeve të policisë, pjestarët e EULEX-it do të ndikojnë edhe në punën e gjykatave. Gjykatësit dhe Prokurorët evropianë në këtë rast kanë të drejtë të përdorin fuqitë ekzekutive, gjatë shqyrtimit të rasteve. Rastet me të cilat do të merren kryesisht gjykatësit dhe prokurorët e BE-së, janë ato për krime lufte. Tash për tash nuk dihet numri i saktë i lëndëve, por thuhet se ato janë të shumta.

Interesi i veçantë i autoriteteve të Prishtinës është përqëndruar tek fillimi i punës në gjykatat në veri të Mitrovicës, të cilat për muaj të tërë kanë qenë jashtë funksionit. Kjo spse serbët lokalë i uzurpuan ato me forcë.

Punonjësit kosovarë të gjykatave në veri, kanë shrehur vazhdimisht frikën se shumë lëndë të papërfunduara janë zhdukur nga gjykatat në veri, gjatë kohës së trazirave. Por, zyrtarë të misionit të Kombeve të Bashkuara UNMIK, thonë se të gjitha lëndët, që kanë qenë në objektet e gjykatave në veri nuk kanë pësuar dëme.

  • Data 11.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDo0
  • Data 11.12.2008
  • Autor Bekim Shehu / Prishtinë
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GDo0