1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Si do të ndryshojë "Posta e redaksisë"?

Deutsche Welle në gjuhën shqipe nis transmetimet me një strukturë të re. Në kuadër të ndryshimeve strukturore dhe përmbajtësore të emisioneve tona, do të ndryshojë edhe rubrika "Posta e redaksisë".

Postën e redaksisë ju nuk do ta dëgjoni një herë në javë, në emisionin e ditës së shtunë, si deri tani, por do ta dëgjoni ditë për ditë. Ashtu si dhe ju në shtëpi, që sa merrni një letër ose mail e lexoni menjëherë,
ashtu do të veprojmë edhe ne. Sapo të na vijë një letër prej jush, ne do të lexojmë pjesë të saj në program, duke ja bashkangjitur ato temave tona. Nëse për
shembull sot ju jeni duke dëgjuar në emisionet tona të radios se po merren vendime për Kosovën, ose për afrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe
dëshironi të thoni mendimin tuaj, atëhere mund të na shkruani me mail në adresën shqip@dw-world.de dhe mendimi juaj do të zërë vend në emisionet tona. Ne do e lexojmë letrën tuaj gjatë emisioneve, ashtu si dhe do e publikojmë në internet në dritaren "Lexuesit shkruajnë".

Por, në emisionet tona ju mund ta thoni mendimin tuaj me zërin tuaj. Ju me zërin tuaj, mund t`i bashkangjiteni emisionit tonë të radios. Nëse keni një mendim që
doni të na e thoni neve dhe dëshironi ta bëni atë publik, atëherë na dërgoni numrin tuaj të telefonit. Ne mund të zhvillojmë me ju një intervistë të shkurtër, dhe pjesë të saj do t`i transmetojmë në emisionin e radios.

Në këtë mënyrë në dëshirojme t`ju ofrojmë dhe juve hapësirë në minutat tona. Mendimi juaj është i rëndësishëm për ne, prandaj na shkruani dhe bëhuni pjesë e informimit nëpërmjet Radios Deutsche Welle.

Adresat tona janë:
Deutsche Welle

Albanische Redaktion

Kurt-Schumacher-Str. 3D -53110 Bonn

Deutschland

Telefon: +49 228 429-4685

Telefaks: +49 228 429-4690

E-mail: shqip@dw-world.de

http://www.dw-world.de/albanian


  • Data 27.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ch01
  • Data 27.12.2007
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Ch01