1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Si do të ishte po të ndalohej NPD?

Qytetarët dhe politikanët janë të zemëruar. Neonazistët vranë gati 10 vjet njerëz në Gjermani, pa qenë në gjendje autoritetet e sigurisë të ndërhynin në mënyrë efektive. Por a duhet ndaluar partia ekstremiste, NPD?

Foto simbolike e ekstremizmit të djathtë, NPD

Foto simbolike e ekstremizmit të djathtë, NPD

Studiuesit e ekstremizmit janë të një mendimi se ka arsye të mjaftueshme ligjore për të ndaluar NPD, por se zbatimi i vërtetë i ndalimit do të ishte jashtëzakonisht i vështirë. Të ndryshme janë mendimet, në se një ndalim i tillë do të kishte vlerë. Studiuesi i ekstremizmit Eckhard Jesse nga universiteti teknik i Chemnitz-it mendon se për arsye pragmatike nuk ka vlerë të ndalohet partia e ekstremit të djathë.

"Supozojmë se NPD do të ndalohet, atëherë bindjet e krahut të djathtë ekstrem nuk do të zhduken. Do të formohej një organizatë e re dhe disa të vijës së ashpër mund të hynin në ilegalitet dhe ndoshta arrihet biles e kundërta e asaj, që është synuar. Një proces ndalimi i NPD është kundërproduktiv, nuk është efektiv për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm të krahut të djathtë."

NPD, parti agresive por nuk ushtron dhunë

NPD në fushatë zgjedhore në Hamburg

NPD në fushatë zgjedhore në Hamburg

Në thelb – thotë Eckhard Jesse - duhen marrë parasysh raportet: NPD është një parti e vogël, e cila arrin më pak se një për qind të votuesve në Republikën Federale. Gjithashtu monitorimi i tyre është tani më i lehtë:

"Aktualisht, NPD është e mbushur me agjentë të fshehtë, dhe kështu ekzistojnë informacione relativisht të mira. NPD është një parti agresive dhe militante kundër demokracisë, por ajo nuk bën thirrje për dhunë, ajo as nuk ushtron dhunë. Por në qoftë se tani kemi një ndalim, disa mund të dilnin jashtë kontrollit dhe të propagandonin dhunë, apo edhe ta ushtronin atë."

Edhe eksperti i shkencave politike, Christoph Butterwege, i Universitetit të Këlnit, sheh rrezikun e radikalizimit të ekstremistëve të djathtë, në qoftë se NPD do të ndalohet. Ai është për ndalimin, në qoftë se nuk mbetet i vetmi akt politik ndaj së djathtës.

"Mendoj se një ndalim i NPD do të dërgonte një sinjal shumë të fortë në shoqëri, që Republika Federale nuk është e gatshme të tolerojë ekstremizmin e djathtë, në çfarëdo forme. Por kjo do të ndodhte vetëm, nëse procesi i ndalimit të NPD, nuk do të ishte aksionizëm i verbër. Pra nuk do të kishte funksionin e gjethes së fikut, të përfaqësonte vetëm një alibi për politikanët dhe partitë e etabluara politike. Ne i kemi bërë të gjitha në luftën kundër ekstremizmit dhe kemi arritur ndalimin e NPD në Karlsruhe. Në qoftë se veprohet kështu, atëherë unë jam më shumë një kundërshtar i procesit të ri për ndalimin e NPD. "

Mobilizimi kundër të huajve duhet kundërshtuar

Ithtarë të partisë NPD -në protestë në Wunsiedel

Ithtarë të partisë NPD -në protestë në Wunsiedel

Studiuesi i ekstremizmit Hajo Funke është gjithashtu për ndalimin e NPD. Që kjo nuk mund të jetë arma e vetme në luftën kundër mendësisë të së djathtës ekstreme është edhe për të e vetëkuptueshme. Mundësinë që NPD mund të kalojë në organizata të tjera, ai e konsideron si një rrezik të kufizuar.

"Ju keni grupime kriminale, të cilat nuk janë të ndaluara, si rrjetet e lira, që e identifikojnë veten edhe në Tyringi dhe Saksoni si organizata naziste shtesë dhe janë shumë të dhunshme. Sot, dje, nesër, fjala është për një mobilizim të gjerë shoqëror kundër këtij absurditeti racist. Ndalimi i shoqatave është në fakt shumë më i lehtë për t'u arritur se ndalimi i partive, që mund të bëhet më shpejt. Por kjo nevojë nuk kuptohet. Kryetari i bashkisë X thotë se, 'më mirë të mos flasim për këtë, përndryshe do të biem në sy. "Pra është i rëndësishëm mobilizimi për të kundërshtuar forcimin e truallit racist, ksenofobik, dhe kundër të huajve. Por kjo nuk është e zhvilluar sa duhet."

Christian Pfeiffer është drejtori i Institutit kriminologjik të Saksonisë së Ulët. Ai është vërtetë i indinjuar që NPD mund të përhapë idetë e djathta ekstreme me ndihmën e parave të taksapaguesve. Megjithatë Pfeiffer është kundër një ndalimi të partisë:

Të rinjtë duhet të binden për kursin e gabuar të NPD

Propaganda e ekstremizmit të djathtë e pasqyruar në internet

Propaganda e ekstremizmit të djathtë e pasqyruar në internet

"A nuk është për një demokraci me të favorshme, në qoftë NPD është një konkurrent i hapur për zgjedhësit dhe që duhen nxjerrë argumente, se përse ata janë gabim? Duhet bindur brezi i ardhshëm i të rinjve, që ky është kursi i gabuar dhe se argumentet e NPD-së, që prezantohen sot në zgjedhjet lokale, ku ata janë pjesërisht të suksesshëm, janë të pakuptimta. Nëse ndalohet NPD, kjo ua bën shumë të lehtë."

Megjithë argumentat kundër ndalimit, një gjë duhet marrë parasysh, thekson kolegu i Pfeiffer-it, Eckhart Jesse, nga Chemnitz: "Nuk duhet krijuar përshtypja, se ata që refuzojnë kerkesën për ndalim, kanë ndonjë simpati sado të vogël për NPD. Shumica e madhe në Gjermani e ka të qartë, se NPD është një parti e ektremizmit të djathtë.

Autor: Günther Birkenstock, Angjelina Verbica

Redaktoi: Mimoza Kelmendi