1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shypi gjerman për rizgjedhjen e Barrosos

Rizgjedhja e presidentit të Komisionit Evropian Baroso komentohet në shtypin gjerman. Ne foto: faqe te para te te perditshmeve gjermane

Rizgjedhja e presidentit të Komisionit Evropian Baroso komentohet në shtypin gjerman

Jose Manuel Barroso është rizgjedhur dje nga Parlamenti Evropian në postin e Komisionerit të BE-së. Për portugezin votuan në Strazburg 382 deputetë, kundër ishin 219, ndërsa abstinuan 117 eurodeputetë. Barroso fitoi shumicën e thjeshtë të votave, aq sa i duheshin për rizgjedhje në këtë post. Më parë atë e kanë mbështetur të 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të shteteve anëtare të BE-së. Portugezi u shpreh i kënaqur pas votimit, por komentatorët janë të ndarë në mendime, për politikanin i cili nuk shquhet për vendime të prera. Rizgjedhja e tij komentohet në disa prej gazetave më të rëndësishme ditore në Gjermani.

Në "Frankfurter Allgemeine Zeitung" lexojmë:

"Asnjë Komisioner tjetër më parë nuk ka paraqitur një program kaq të gjerë pune dhe nuk ka bërë kaq shumë kompromise me fraksionet e ndryshme politike në Parlametin e Evopës. Barroso ia doli t'i "blejë" votat e liberalëve skeptikë; socialdemokratët arritën marrëveshje në fund që të përmbahen, ndonëse udhëheqësi i tyre Shulz paraqiti shumë kërkesa sociale politike, që Barroson e detyruan të bëjë disa premtime; ndërsa ekologjistët votuan kundër, megjithë premtimet e tija se do të jetë një komisioner i klimës. Komisioneri i ri dhe i vjetër konfirmoi edhe një herë se nuk ka ndonjë linjë të qartë, ai i ndryshon ngjyrat si kameleoni dhe flet sipas dëshirës së të gjithëve, në veçanti shteteve të mëdha", konkludon "Frankfurter Allgemeine Zeitung".

Ndërsa "Stuttgarter Zeitung" rikujton se ekologjistët dhe socialdemokratët deri në momentin e fundit ishin kundër konservatorit Barroso.

"Ata e kritikonin Barroson për mungesë vendosmërie. Ai i është nënshtruar tepër shpesh vullnetit të vendeve të mëdha dhe qeverive. Por kritikët harrojnë se Barroso nuk mund të krahasohet me Jacques Delors, i cili kishte të bënte me vetëm 12 shtete anëtare. BE-ja ka tani 27 vende të ndryshme anëtare. Kritikët injorojnë faktin që Komisioneri i BE-së nuk e ka fare fuqinë dhe pushtetin për përcaktimin e drejtimit të evropianëve, sepse këtë e kanë qeveritë e vendeve anëtare", konstaton e përditshmja "Stuttgarter Zeitung".

Autor: dpa/ Bahri Cani

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 17.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jifz
  • Data 17.09.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Jifz