1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shuplakë e re për Karzain

Presidenti afgan Karzai përjetoi edhe një goditje të rëndë në parlament: deputetët për të dytën herë i thanë jo shumicës së propozimeve të tija për postet ministrore në kabinetin e ri everitar. Po cilat ishin shkaqet?

default

Parlamenti i Afganistanit kundër propozimeve të Karzait

As pesë muaj pas zgjedhjeve presidenciale, presidenti Hamid Karzai nuk ka arritur të kompletojë kabinetin qeveritar. Propozimet e Karzait për postet ministrore duhet të miratohen në parlament, i cili sërish e ka refuzuar më shumë se gjysmën e propozimeve të Karzait. Është kontestuese nëse presidenti do të gjejë ndonjë zgjidhje para konferencës për Afganistanin, e cila do të zhvillohet me 28 janar në Londër. Të hënën (18.1.) parlamenti fillon pushimet dimërore dhe në qoftë se Karzai nuk i shkurton pushimet, krijimi i qeverisë së re do të zgjasë edhe disa javë.

Para 14 ditësh presidenti ka paraqitur një listë të kandidatëve për ministra. 17 prej 24 kandidatëve nuk e fituan shumicën e duhur të votave në parlament. As kësaj radhe më shumë se gjysma e kandidatëve të propozuar prej Karzait nuk e fituan shumicën e duhur të votave. Dhjetë poste ministrore mbeten vakante.

Dështimi i dytë i Karzait vlerësohet në Kabul si humbje e rëndë e presidentit të dobësuar Karzai, i cili në konferencën e Afganistanit me dëshirë do të prezantonte një kabinet të ri qeveritar. Në anën tjetër, parlamenti ka votuar kandidatët për postet më të rëndësishme në kabinetin qeveritar, siç janë ministri i Mbrojtjes, ministri i Brendshëm dhe ai i Financave.

Karzai respekton vendimin por shpreh keqardhje

Symbolbild Hamid Karzai Karsai

Hamid Karzai: "plagët" nga fushata parazgjedhore

Në reagimin e parë, Karzai tha se e respekton vendimin e parlamentit, sepse ai është marrë në bazë të kushtetutës. Njëkohësisht nga kabineti i tij u kumtua: Karzai shpreh keqardhje për shkak të rezultatit të votimit, sepse të nominuarit janë kandidatët e duhur për poste ministrore.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që Karzai të krijojë një kabinet të aftë dhe të pastër qeveritar. Me kureshtje pritet se si do të reagojnë donatorët. Disa i mirëpresin propozimet e deritanishme, por jo të gjtihë. Për shembull, ministri për luftimin e drogës, Sarar Mukbil, më parë ishte ministër i Brendshëm dhe është kritikuar shpesh për shkak se nuk ka ndërmarrë masat e duhura për luftimin e korrupsionit brenda policisë. Ai dhe disa mnistra të tjerë që kanë fituar votbesimin e parlamentit, llogariten si njerëz shumë të afërt të zëvendëspresidentit të Karzait, ish-udhëheqësit të luftës Fahim. Karzai ka premtuar pas zgjedhjes për mandatin e dytë si president, krijimin e një kabineti më efektiv qeveritar. Miëpo deri tani nuk ka arritur as të kompletojë kabinetin qeveritar.

Autor: Kai Küstner/Bahri Cani

Redaktoi: Elert Ajazaj

  • Data 17.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LY2o
  • Data 17.01.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/LY2o