1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumica e marokenëve votojnë për kushtetutën e re

Më pak mbretëri më shumë parlament. Ndryshimi i kushtetutës, për të cilën u votua në referendum parasheh pakësimin e pushtetit të monarkut dhe kalimin e një pjese të kompetencave tek qeveria në Rabat.

default

Referendumi për kushtetutën e re

Marokenët me shumicë absolute janë shprehur për një kushtetutë të re. Siç informoi ministri i Brendshëm, Taib Cherkaoui mbi 98 për qind e qytetarëve me të drejtë vote votuan në një referendum popullor për reformat e propozuara nga Mbreti Abdullahu i VI-të.

Radhë të gjata nën diellin djegës

Referendumi u zhvillua në një atmosferë normale, tha Cherkaoui, dhe dëshmon " për lidhjen që njerëzit ndjejnë me përmbajtjen e projektit kushtetues." Për të theksuar se edhe të rinjtë i mbështesin ndryshimet kushtetuese, ministri i Brendshëm i Marokut përmendi se 30% e elektoratit përbëhet nga persona nën moshën 35% vjeç.

Marokkanischer König Mohammed VI.

Mbreti voton ndryshimet kushtetuese të iniciuara nga vetë ai

Në referendum kanë marrë pjesë gati 73 për qind e elektoratit. Nën diellin djegës, qindra njerëz qëndruan në radhë të gjata para qendrave të votimit për të dhënë votën e tyre. 40.000 qendra votimi ishin hapur në të gjithë vendin, edhe në rajonin e Saharasë perëndimore, i aneksuar nga Maroku në vitin 1975 pas tërheqjes së kolonialistëve spanjollë.

Çfarë ndryshon në Marok pas referendumit?

Vetë mbreti Mohamed i VI i paraqiti ndryshimet kushtetuese në mesin e Qershorit. Ndryshimi i kushtetutës, për të cilën u votua në referendum parasheh pakësimin e pushtetit të monarkut dhe kalimin e një pjese të kompetencave tek qeveria në Rabat. Megjithatë mbreti i Marokut edhe më tej do të jetë kryekomandant i ushtrisë, do të mund të shpërndajë parlamentin dhe do ta ketë fjalën e fundit në çështjet e fesë dhe drejtësisë.

Me ndryshimet e reja pritet edhe rritja e pavarësisë së sistemit të drejtësisë në Marok. Gjithashtu do të sanksionohet me ligj edhe barazia mes burrit e gruas dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. Lëvizja opozitare e kritikoi referendumin dhe paralajmëroi zhvillimin e protestave të reja.

Autor: AG/Esat Ahmeti

Redaktoi: Lindita Arapi