1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shumica e atyre qё hynё nё ambasada mendonin se ishin “Brezi i Humbur”

Fatmir Alushi kujton se 25 vjet mё parё ai e miq tё ngushtё të tij u futën nё mjediset e Ambasadёs Gjermane nё Tiranё për shkak të varfёrisë sё skajshme. Njerёzit nuk po e duronin dot mё propagandën.

Fatmir Alushi punonte nё repartin e pёrpunimit tё alabastrёs nё Ndёrmarrjen “Artistike” Migjeni nё Tiranё nё vitin 1990. Pavarёsisht etiketimit si “artistike” fronti i tij i punёs vetёm i tillё nuk ishte mё nё atё kohё. Ai kujton se angazhimi nё ndёrmarrje ishte pa asnjё ambicie, pasi situata ekonomike ishte tejet dramatike dhe e padurueshme. “Njerёzit kishin filluar tё flisnin, tё ngrinin zёrin, por revolta e tyre mbetej ende spontane, pasi diktatura ishte ende nё kёmbё. Por numri i tё pakёnaqurёve qё shpreheshin ishte rritur shumё. Kur morёm vesh qё ishte shpёrthyer muri rrethues i Amabasadёs Gjermane nё 2 korrik tё ’90-s, lajmi mori dhenё. Nё atё situatё tё pashpresё dhe tё pakuptimtё, papritur u gjendёm para njё zgjidhje.”

Fatmiri e mban mend mirё “mbledhjen” e grupit tё miqve tё ngushtё, mes tё cilёve ishte dhe e motra, si dhe shoqja mё e afёrt, e cila mё pas u bё bashkёshortja e tij. Duke qenё si “lideri” i grupit prej 12 vetёve e pata shumё kollaj t’i bindë dhe t'i organizoj qё sё bashku tё shkonim pёr te Rruga e Ambasadave, thotё ai pёr Deutsche Welle-n.

"S’kishim çfarё tё humbnim!"

Pёr Fatmirin motivi pёr tё ndёrmarrё njё veprim tё tillё ishte varfёria nё tё gjitha drejtimet, ekonomike, sociale, kulturore, ndёrkohё qё pёr çёshtjet politike dhe propagandistike njerёzve u kishte ardhur nё majё tё hundёs. Shumica e atyre qё hynё nё ambasada, sipas tij, mendonin se ishin “Brezi i Humbur”. Sa pak na dhanё dhe sa keq na lanё, thotё ai pёr Deutsche Welle-n. “Vёrtet nё atё kohё nё Shqipёri kishte mbaruar gjithçka. Ishte fikur shpresa. Ishim gjithё grupi nё njё mendje se nё ‘shkretёtirёn socialiste’ ishim shndёrruar nё ca gjallesa qё vetёm merrnim frymё. Pa pikёn e perspektivёs pёr tё nesёrmen, ndaj dhe duhej tё ndanim mendjen. Nuk u mundova shumё qё t’ua mbush mendjen pёr t’u bashkuar edhe ne me grupin e njerёzve qё ishin futur nё Ambasadёn Gjermane. Pavarёsisht dakordёsisё, pavarёsisht se kur mbёrritёm te ambasada derёn e hyrjes e gjetёm gjysmё tё hapur dhe ‘tё pambrojtur’ nga autoritetet gjermane tё sigurisё, qёndrimi mbi njё javё nё ato mjedise ka qenё njё kalvar mundimesh dhe mendimesh nga mё tё skajshmet. Njё rrethanё qё herё na bёnte pesimistё e herё optimistё”.

Albanien Deutschland Botschaft in Tirana 1990 Flüchtlinge

2 korriku 1990: Futja në ambasadën gjermane ishte një rrugë drejt së panjohurës për shumë shqiptarë

Duke ju kthyer atyre ditёve brenda mureve tё Ambasadёs Gjermane nё Tiranё, Fatmiri thotё se ai dhe miqtё e tij kishin dalё nga rrjedha rutinore dhe ishin futur nё njё lojё plot pikёpyetje dhe ankth pёr ditёn e nesёrme. Por tё qenurit bashkё i ndihmoi nё pёrballiin e sfidës. Ata ia dolën të plotёsonin njё plan qё askush prej tyre nuk arriti ta mendonte asnjёherё deri nё fund. “Vite mё pas kur i kemi kujtuar ato momente kemi qenё nё njё mendje se ka qenё njё zgjidhje aventureske edhe pёr faktin se s’kishim çfarё tё humbisnim. Mё keq nuk kishte pёr ne. Ky ka qenё ngushёllimi dhe nxitja njёkohёsisht, pёr tё bёrё njё gjё tё tillё. Secili prej nesh kishte nevojё pёr njё ‘refresh’ nё jetёn e tij.

Gjermanishtja shpejtoi integrimin social dhe ekonomik

Pёr Fatmir Alushin mbёrritja nё Gjermani ishte plot sfida. Njё njeri nё kulmin e energjive, por pa asnjё zanat. Duhet tё fillonte nga e para. Kishte lёnё pas vendin mё tё varfёr tё kontinetit, pёr tё jetuar nё njё ndёr vendet mё tё zhvilluar tё botёs. “Italishtja ime nuk ёshtё se mё zgjidhte shumё punё nё Gjermani, ndaj dhe prioriteti ishte mёsimi i gjermanishtes. Me mbёshtetjen e qeverisё gjermane, por dhe tё komunitetit avancuam shpejt me gjuhёn, si njё shkak qё shpejtoi dhe integrimin social dhe ekonomik."

Fatmir Alushi e kujton pёrfundimin e shkollёs profesionale pёr kuzhinier si njё investim pёrcaktues pёr tё ardhmen e tij. " Zanatin nisa ta ushtroj nga nivelet mё tё ulta, duke ja marrё gradualisht dorёn gatimit dhe recetave tё ndryshme. Mё pas synova menaxhimin. Kam preferuar gjithmonё gradualitetin. Jam me fat qё nё angazhimin tim mё kanё mbёshtetur miq gjermanё apo shqiptarё. Nё fillim e kam pasur thjesht si njё ambicie profesionale, ndёrkohё qё tani ёshtё dhe ambicia financiare”.

Me pёrvojёn e krijuar Fatmiri u bind se dhe ai mund ta kisha njё lokal qё ta menaxhonte vetё. Pas njё rreth njё dekade e gjysmё erdhi momenti. Ja nisi me njё aktivitet nё mjediset e kopshtit botanik tё Berlinit, ndёrkohё qё para tre muajsh menaxhon po njё restorant tjetёr nё kryeqytetin e Gjermanisё.“Kam lexuar dhe dёgjuar qё nё Gjermani dhe Shqipёri kujtohet ngjarja e hyrjes nё ambasada. Kjo ёshtё gjёja e duhur pёr njё moment qё ndikoi shumё pёr Shqipёrinё, qё ndikoi pёr mijёra njerёz qё ikёn nga vebdi pёrt njё jetё mё tё mirё. Janё kujtime tё pashlyera qё vlen t’jua themi brezave mё tё rinj.”

DW.COM