1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë viktima pas sulmit terrorist në një treg në Nigeri

Një lajm i ri për terror në Nigeri: Nga shpërthimi i dy bombave në makinë në një treg të mbushur plot u vranë së paku 118 vetë. Dyshimi bie mbi Boko Haram.

Ishte një dramaturgji e pabesë. Kur shpërtheu bomba e dytë, sapo kishin mbërritur skuadrat e shpëtimit, që u thirrën pas shpërthimit të parë. Pra dëmi ishte maksimal. Në sulmin e dyfishtë në një treg të mbushur me njerëz në qytetin Jos në Nigerinë qendrore u vranë të paktën 118 vetë. Kjo u njoftua nga një zëdhënës i agjencisë nigeriane për menaxhimin e emergjencave, Nema. Ai tha se nën rrënojat e ndërtesave të rrënuara mund të gjenden trupa të tjerë të pajetë.
Dhjetra njerëz i kanë mbijetuar sulmet terroriste të plagosur. Dëshmitarët flisnin për skena dramatike. Shumë njerëz kanë ikur me vrap nga vendi i ngjarjes me njollat e ​gjakut në rroba. Përreth tregut u dëmtuan një spital dhe ndërtesa të tjera. Re të mëdha tymi shtriheshin mbi vendin e incidentit.


Konfrontime vazhdueshme vdekjeprurëse

Një bombë u gjend në një kamion, një tjetër në një minibus, njoftoi një oficer i forcave speciale. Fillimisht atentatorët hodhën në erë kamionin. Rreth 20 minuta më vonë shpërtheu bomba e dytë në një minibus. Sipas dëshmitarëve okularë u vranë edhe shumë punonjës të ndihmës së shpejtë. Disa viktima nuk mund të identifikohen për shkak të djegieve të rënda, njoftoi zyra kombëtare e emegjencës.
Jos ndodhet në shtetin federal Plateau, në linjën midis Nigerisë jugore kryesisht të krishterë dhe veriut mysliman. Në të kaluarën ka pasur gjithmonë përleshje vdekjeprurëse. Shkak janë shpesh konflikte me motive fetare. Grupi ekstremist Boko Haram, i cili lufton për një shtet islamik në veriun e Nigerisë kryesisht mysliman, sulmoi në korrik 2012 në afërsi të qytetit Jos një kortezh mortor. Edhe kësaj rradhe dyshimi bie sërish bie ndaj këtij sekti islamik. Por dëshmi për këtë ende nuk ka.


Sanksione të OKB-së kundër Boko Haramit

Që nga viti 2009 Boko Haram kryen vazhdimisht sulme ndaj policisë, ushtrisë dhe organeve shtetërore, por edhe ndaj kishave dhe shkollave. Në mes të prillit luftëtarët e Boko Haram rrëmbyen më shumë se 200 nxënëse, shumica e të cilave mbahen ende prej tyre.
Qeveria e Nigerisë i kërkoi Këshillit të Sigurimit të OKB zyrtarisht, që ta klasifikojë Boko Haram si organizatë terroriste dhe për shkak të lidhjeve të tij me Al-Kaidën ta vendosë atë në listën e sanksioneve përkatëse. Nëse asnjë nga 15 anëtarët e forumit të OKB-së nuk voton kundër, masa do të hyjë në fuqi të enjten (22.05.2014) në mbrëmje.


Samiti për kirzën në Paris

Vendosja e sanksioneve ndërkombëtare si ndalime udhëtimi, bllokime të xhirollogarive dhe embargo e armëve u propozua në një samit krize në Paris të shtunën, në të cilin merrnin pjesë Nigeria dhe disa vende fqinje, si dhe përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së. Në konferencë presidenti nigerian Goodluck Jonathan dhe homologët e tij nga Kameruni, Nigeria, Çadi dhe Benini ranë dakord për një plan të përbashkët për të luftuar Boko Haramin.

DW.COM