1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

NRS-Import

Shumë viktima në Mançester pas një sulmi të dyshuar terrorist

Pas një shpërthimi gjatë një koncerti të këngëtares, Ariana Grande në arenën e Mançesterit humbën jetën 22 vetë. Policia dyshon për sulm terrorist.

Arsyeja e shpërthimit rreth orës 22:30 (23:30 ora lokale) në hollin e arenës së Mançesterti nuk dihet ende saktë. Dëshmitarët thanë se dëgjuan një shpërthim të fortë në holl, pas kësaj u zhvilluan skena dramatike.

Shumë njerëz ishin të mbuluar nga gjaku, bërtisnin, apo qanin, ndërkohë që shumë të tjerë vraponin drejt daljes. Shpërthimi në arenën e Mançesterit shkaktoi të paktën 22 viktima dhe rreth 60 të plagosur. Policia e trajton këtë rast si sulm terrorist, derisa të dalin përfundime të reja nga hetimet.

Kryeministrja britanike, Theresa May ka ndërprerë fushatën zgjedhore për zgejdhjet parlamentare në Britaninë e Madhe dhe ka thirrur një mbledhje urgjente të kabinetit qeveritar.

 

 

la/(afp, dpa rtr)