1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë të vdekur pas një sulmi me gaz helmues në Siri

Në një sulm ajror me gaz helmues në veriperëndim të Sirisë kanë ndërruar jetë të paktën 70 civilë. Ekspertë të OKB-së akuzojnë qeverinë siriane për sulmin. Rusia mohon çdo përfshirje.

Njoftimi erdhi nga Qendra Vëzhguese Siriane për të Drejtat e Njeriut. Sipas saj në mesin e 70 viktimave me gaz helmues në Siri janë edhe 11 fëmijë. Të paktën 160 të tjerë janë plagosur rëndë, shumë vetë kanë pasur vështirësi me rrugët e frymëmarrjes. Gazi helmues duket është përdorur në provincën e Idlibit, në qytetin Çan Sheiçun të martën në mëngjes. Mjekët bëjnë të ditur, se ka pasur mjaft raste të vjellash dhe humbje ndjenjash. Aktivistët e Qendrës Siriane kanë treguar foto ku shihen burra me shkumë në gojë dhe forcat e shpëtimit të "Helmetave të Bardha Siriane", të cilët përpiqen të lajnë me ujë të plagosurit. Idlibi kontrollohet gjerësisht nga aleanca e rebelëve, një degë e Frontit të Al-Kaidas dhe Al-Nusras. Grupi njihet tani me emrin Fateh al-Sham

.

Rusia mohon çdo lidhje me sulmin

Sipas të dhënave të Qendrës Vëzhguese Siriane është vështirë të verifikohet, nëse sulmi është kryer nga avionë sirianë apo rusë. Kjo organizatë është e afërt me rebelët dhe bazohet në të dhëna informantësh për publikimet e saj.

Rusia ndërkohë hodhi poshtë kategorikisht të martën çdo lloj përgjegjësie në lidhje me sulmin me gaz helmues në Siri. Ministria e Brendshme në Moskë është shprehur, se aviacioni luftarak rus nuk ka kryer sulme me bomba në rajonin përreth qytetit Çna Sheiçun.