1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shumë të rinj nuk shohin perspektivë në Serbi

Papunësi, korrupsion, kriminalitet. Shumë të rinj në Serbi nuk shohin perspektivë. Megjithatë disa prej tyre duan të angazhohen që të ndihmojnë bashkëmoshatarët që të kapërcejnë zhgënjimin.

Novi Sad.

Në Serbi ka pasur relativisht pak mundësi për të rinjtë për njohjen e demokracisë, për pjesëmarrjen demokratike.

Danica ka mbushur 17 vjeç dhe ndjek shkollën në një gjimnaz të Beogradit. Politikisht ajo është aktive: "Gjendja politike në Serbi është mjaft e vështirë. Numri i të rinjve që duan të angazhohen politikisht është shumë i vogël. Unë kam dashur që t'i kundërvihem kësaj gjendje, kam filluar të angazhohem politikisht dhe ndërkohë mendoj se kjo është shumë e rëndësishme". Danica është anëtare e kryesisë së Organizatës Kombëtare të Nxënësve. Në kohën kur Millosheviçi pat mbajtur fjalimin e tij të njohur për nacionalizmin serb, ajo nuk kishte lindur ende. Danica dëshiron një Serbi të re me më shumë demokraci, në të cilën qytetarët do të jenë të angazhuar: "Prindërit më kanë folur gjithmonë për rëndësinë e angazhimit dhe se secili duhet të ketë mendimin e tij, e jo të ndjekë të tjerët si i verbër. Kjo është me rëndësi - zhvillimi i personalitetit dhe lufta për të drejtat personale".

Të rinj të angazhuar që të ndihmojë bashkëmoshatarët të përballen me zhgënjimin.

Disa të rinj angazhohet që të ndihmojë bashkëmoshatarët të përballen me zhgënjimin.

Të rinj të tillë si Danica nuk ka shumë në Serbi. Shumë të rinj nuk shohin perspektivë për veten e tyre në Serbi. Shkalla e papunësisë është shumë e madhe, ka mjaft korrupsion. Në pozitat e rëndësishme nuk vendosen njerëz sipas shkallës së kualifikimit, por ato i zënë ata që kanë lidhje dhe para. Kjo i demotivon të rinjtë, thotë edhe studentja Milica. Ajo angazhohet që të ndihmojë bashkëmoshatarët e saj të përballen me zhgënjimin: "Problemi më i madh është se ne nuk shohim të ardhme. Bëhet fjalë vetëm për mbijetesë. Të rinjtë nuk bëjnë plane për nesër, sepsese nuk kanë shpresë dhe nuk besojnë se mund të jenë të suksesshëm në të ardhmen".

Të rinj serb të angazhuar.

Numri i të rinjve që duan të angazhohen politikisht është shumë i vogël.

Oliver Kainrasd punon në Beograd për GTZ-në gjermane. Me ndihmën financiare të Gjermanisë të rinjët në Serbi së pari duhet ta duan demokracinë, thotë ai dhe thekson se qëllimi i tij është të tregoj se angazhimi ia vlen: "Këtu ka pasur relativisht pak mundësi si për të rriturit ashtu dhe për të rinjtë për njohjen e demokracisë, për pjesëmarrjen demokratike. Çfarë do të thotë demokraci? Çfarë mundësish kam si i ri që të shpreh në një shoqëri demokratike vullnetin tim politik, mendim tim? Këto të gjitha janë gjëra të cilat njerëzit këtu nuk e dinë ende, kryesisht të rinjtë. Ne punojmë në këtë drejtim me programin tonë".

Organizata Kombëtare e Nxënësve ku janë anëtare aktive Danica dhe Milica, është pjesë e këtij programi. Ato dhe të tjerët në këtë organizatë rinore luftojnë për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në politikën arsimore. Në Kuvendin kombëtar të nxënësve kanë zgjedhur nxënës nga tërë territori i Serbisë.

Autor : Ana Kun Ozijus

Redaktoi : Aida Cama

  • Data 04.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Igzu
  • Data 04.07.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Igzu