1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë synime, pak arritje

Udhëtimi një javor i Bushit në Lindjen e Mesme përfundoi të mërkurën në Egjipt. Bushi me këtë udhëtim donte të çonte përpara procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe shumë më tepër. Por ai arriti shumë pak.

default

Koment

Shumë gjëra donte të arrinte Bushi gjatë udhëtimit të tij tëtë ditësh nëpër Lindjen e Mesme. Por në se ai do të jetë i sinqertë me vetveten, do të duhet të pranojë, se qëllimet që i kishte vënë vetes i dështuan. Bushi donte të çonte përpara procesin e paqes ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve, ai donte të zgjeronte dhe forconte frontin kundër Iranit, donte të nxiste demokraci në rajon dhe përveç kësaj të zbuste tendencën e zhvillimit të çmimeve të naftës.


Tema qendrore ishte konflikti izraelito-palestinez. Ky kaloi shtatë vjet pa asnjë angazhim të drejtpërdretjë të presidentit dhe kështu që shanset për të arritur diçka tani në fund ishin shumë të vogla.


Kryeministri izraelit Ehud Olmert me gatishmërinë e tij për bisedime me Abasin humbi njërën nga partitë e koalicionit, por ai deri tani nuk ka lëvizur asnjërin nga ngulimet e paligjshme, nuk ka hequr asnjë postbllok në Palestinë, dhe i ka intensifikuar sulmet ndaj Hamasit në Rripin e Gazës.


Pak më shumë fleksibilitet do t'ia kishte bërë më të lehtë jetën jo vetëm Abasit, por edhe Bushit, në bisedat e tij në Gji, Riad dhe Egjipt. Këto vende janë të gatshme ta mbështesin paqen mes Izraelit dhe Palestinës, por ata presin lëvizje nga ngulimet e paligjshme dhe më shumë se fjalë të bukura nga Uashingtoni.

Dhe përsa kohë që kjo nuk do të ndodhë, Bushi nuk mund të llogarisë me mbështetje në politikën e tij ndaj Iranit.

  • Data 16.01.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cr48
  • Data 16.01.2008
  • Autor Peter Philipp
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Cr48