1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë pyetje mbeten pa përgjgje - Marrëveshja për largimin e trupave amerikane nga Iraku

Parlamenti në Bagdad do të vendosë ditën e hënë, më 24 nëntor mbi marrëveshjen për tërheqjen e trupave amerikanë nga Iraku. Pritet që shumica të votojnë për të. Por kjo nuk do të thotë shumë, irakianët janë skeptikë.

Ushtari dhe gomari, Irak 2007

Ushtari dhe gomari, Irak 2007

Marrëveshja arrin të qartësojë diçka, por vetëm në sipërfaqe. Ajo përmban largimin e ushtarëve amerikanë nga postet irakiane deri në mes të vitit të ardhshëm dhe tërheqjen përfundimtare të trupave luftarake, deri në fund të viti 2011. Megjithatë teksti zyrtar deri tani nuk është bërë i njohur. Dhe amerikanët nuk janë shumë të interesuar ta ndryshojnë atë.

Pra pyetjet që mbeten pa përgjigje janë: A do të largohen të 150 mijë amerikanët nga Iraku? Apo do të largohen vetëm trupat luftarake? Nëse është kështu atëherë në Irak mbetetn ende 80 mijë ushtarë. Nuk është çudi, sepse Uashingtoni kërkon prej kohësh baza të përhershme ushtarake dhe këshilltarë në Irak. Fjalët "naftë dhe Iran" mjaftojnë për të patur interesin e duhur.

Ndërkohë që udhëheqja irakiane e deklaron pazarin për trupat si më të mirin e mundshëm, shumë të tjerë dhe jo vetëm kundërshtarët e qeverisë në Bagdad, janë të një mendimi krejt tjetër. Ata thonë se marrëveshja është vazhdimi i sundimit të forcave të huaja dhe pushtimit, pra i diktatit kolonial të ngjashëm me Paktin britaniko-irakian të 1932, i cili cementoi dominancën e Londrës për dekada me rradhë.

Popullsia kundërshton prezencën jo vetëm të amerikanëve. Po aq pak sa amerikanëve i besojnë ata politikanëve të tyre dhe premtimeve të tyre për largimin e trupave. Të gjithë irakianët e kanë të qartë se cdo gjë është e kushtëzuar me fjalinë: "nëse e lejojnë kushtet".

Pastaj ekziston edhe çështja e ushtarëve amerikanë që kanë marrë dënime. Bagdadi kërkon tua bëjë vetë gjyqin, por Uashingtoni nuk e lejon këtë në asnjë vend të botës. Qeveria irakiane pretendon se e ka marrë këtë të drejtë. Do ishte interesante të diheshin nën cilat kushte, megjithëse e sigurt është se një gjë e tillë nuk do të jetë e mundur.

Zgjidhja amerikane, ndjekja e veprave të dënueshme në Irak është e mundshme vetëm për kohën jashtë shërbimit dhe jashtë kazermave është hedhje hi syve. Ushtarët amerikanë nuk dalin kurrë në kohën e lirë shëtitje në Bagdad, Naxhaf apo Faluxha.

Ruajtja e marrëdhënieve të ardhshme midis dy shteteve varet nga ajo që ndodh në rrugët e Irakut, atje veprojnë nacionalistët sunitë dhe predikuesit shiitë, si dhe Muqtadar al-Sadri antiamerikan. Deputetët dhe milicët e tij nuk pranojnë asnjë lloj pakti, pa u larguar ushtarët amerikanë nga Iraku.

Çështja më e rnëdësishmë është siguria. Vetëm muajin shtator 400 vetë u vranë për motive fetare ose kriminele. Në muajin tetor ishin 250. Cdo ditë vriten 15 deri 40 vetë.

  • Data 23.11.2008
  • Autor Ulrih Leidhold / Aman (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0JR
  • Data 23.11.2008
  • Autor Ulrih Leidhold / Aman (WDR)
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G0JR