1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shumë populisëm e pak guxim

Qeveria gjermane në Berlin ka hequr dorë nga ngritja e planifikuar e të ardhurave të deputetëve që ndryshe njihen edhe si dieta të deputetëve. Jo me vetdëshirë por pas presionit masiv të opinionit publik

Bundestagu gjerman në Berlin

Bundestagu gjerman në Berlin

Nëse disa qindra punëmarrësve u rriten pagat mujore për 16 përqind atëherë kjo është diçka që vërehet por nuk trazon askend. Vetëm në rast se anëtarët e këtij grupi janë përfaqësues të popullit dhe kanë ulëset e tyre në Bundestagun gjerman. Deputetët e parlamentit marrin çdo muaj të ashtuquajturat dieta dhe nëse ato duhet që brenda dy vitesh të rriten për 1100 euro atëherë kjo është një çështje politike. Kjo për faktin se realiteti për një punëmarrës normal, një të punësuari në administratë, një vozitësi autobuzi, një edukatoreje në çerdhe fëmijësh duket kështu: Pagat gjatë viteve të kaluara për këta njerëz ndodheshin mesatarisht nën shkallën e inflacionit. Paralelisht me këtë, çmimet e energjisë në periudhëne njëjtë janë disafishuar. Së fundi edhe çmimet e larta të ushqimeve ndikojnë shumë në buxhetin e familjeve. Andaj nisur nga këto fakte një ngritje e dietave për deputetët do të ishte tani si një goditje në gropë të stomakut të shtresës me paga të ulëta dhe të mesme. Partitë politike hoqën dorë nga kjo goditje - në të vërtetë jo vullnetarisht.



Për shumë më tepër ata u përkulën para presionit të opinionit publik. Gjatë ditëve të kaluara deputetët përjetuan në qarqet e tyre zgjedhore dhe në Berlin kryengritjen e të indinjuarëve. Kryengritja kundër ngritjes së dietave ishte popullore për më tepër: ajo ishte populiste. Dhe populiste ishte edhe heqja dorë nga plani për ngritjen e dietave. Zemërimi i popullit gjeti vend në shtypin bulevardesk dhe kundër të dyja palëve - zgjedhësve dhe shtypit partitë nuk patën guxim të vazhdojnë të qëndrojnë pas planeve të tyre. Kjo mund të vlerësohet ndryshe edhe si fitore e shumicës kundër një pakice.


Dhe prapa mbetet më shumë sesa një shije e hidhur. Kjo për faktin se tema e dietave është pak më komplekse sesa që prezantohet nga përfaqësuesit e popullit. Ka kohë që partitë duan të reformojnë ligjin për dietat. E diskutueshme mbetet për shembull nëse një deputet, siç praktikoeht deri më sot - ka të drejt të mos paguaj kontributet për pension. Punëmarrësit e thjeshtë duhet ta bëjnë këtë. Përfundimisht debate kontraverze shkakton fakti që deputetët përcaktojnë vet të ardhurat e tyre. Përse mos ta bëj këtë një instancë e pavarur?.



Kjo është ana e medalionit e cila shpesh dhe me kënaqësi përdoret nga kritikët e praktikës aktuale të dietave. Nga ana tjetër janë të drejta edhe arsyetimet e atyre deputetëve që për një kohë të shkurtër kanë vendet e tyre në parlament. Shumica e përfaqësuesëve të popullit vijnë nga sektori i shërbimeve publike. Ata pa ndonjë problem mund të shkëputen nga puna e tyre për një apo dy peridudha legjislative pa patur frikë se do të humbasin vendin e tyre të vjetër të punës. Por kjo nuk vlen për avokatët e pavarur apo mjekët. Andaj ata i druhen "qorrsokakut parlament". Një zhvillim i keq është se përfaqësuesit e popullit ka vite që nuk përfaqësojnë më grupet e gjera shoqërore. Të jesh deputet është një pozitë e lartë dhe me përgjegjësi. Megjithatë partive u mungon siç duket guximi që për këtë këndvështrim të gjërave të qëndrojnë pas elektoratit të tyre.

  • Data 23.05.2008
  • Autor Wagener, Volker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E54m
  • Data 23.05.2008
  • Autor Wagener, Volker
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/E54m