1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shumë pak serbë do të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë

Lideri i Listës Serbe për Kosovën, Oliver Ivanoviq, thotë se çdo përfaqësues serb i Kosovës që nuk ka mbështetjen e popullsisë lokale dhe Beogradit, nuk mund ta kryejë punën si duhet.

default

Udhëheqësit e partisë më të madhe politike të serbëve të Kosovë, "Listës Serbe për Kosovë e Metohi", thonë se do të kishin marrë pjesë me dëshirë në zgjedhjet që pritet të zhvillohen në Kosovë, por ata janë të deturuar të respektojnë vendimin e qeverisë së Beogradit, që kërkon prej tyre bojkotim.

Oliver Ivanovic

Oliver Ivanovic

Lideri i Listës Serbe për Kosovën e Metohinë Oliver Ivanoviq, thotë se nëse një udhëheqës serb në Kosovë nuk ka mbështetjen e Beogradit, ai e ka të vështirë të kryejë punën e tij. "Për ne nuk ka patur dilema nëse duhet të marrim apo jo pjesë në zgjedhje. E kemi kuptuar qartë se i vetmi vend dhe e vetmja rrugë për të vënë kontakt me popullsinë shqiptare, çështje kjo shumë me rëndësi, është nëpërmjet institicioneve dhe nënkupton pjesëmarrje në zgjedhje," thotë Oliver Ivanoviq.

Beogradi kërkon bojkotim

"Por në këto momente e kemi një qëndrim unik në Beograd që të mos të dilet në zgjedhje. Kjo nënkupton që nuk do të ketë pjesëmarrje të serbëve në zgjedhje dhe nuk do ta kemi mbështetjen e popullatës lokale. Kjo do të thotë po ashtu, se do t`i kishim dyert e mbyllura në Beograd, sepse çdo përfaqësues serb i Kosovës, që nuk e ka mbështetjen e popullatës lokale dhe Beogradit, nuk mund ta kryejë punën si duhet," thotë Oliver Ivanoviq.

Parti të vogla janë regjistruar në zgjedhje

Megjithatë, disa parti të vogla politike serbe janë regjistruar tashmë në sekretariatin e KQZ-vë për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 nëntorit. Por shumë nga to kanë njoftuar KQZ-ve, se do të tërhiqen nga lista me rekomandimin e marrë nga autoritetet e Beogradit. Përfaqësues të tyre, por edhe zyrtarë të lartë të OSBE-së, thonë se ata kanë njoftime se kandidatët serbë ndihen të kërcënuar. Në këtë linjë, autoritetet ndërkombëtare shprehin shqetësimin për mundësinë e bojkotimit total të zgjedhjeve nga ana e serbëve të Kosovës.

Serbët mund të marrin më shumë vende në parlamentin e ri

Ky fakt është zhgënjyes për autoritetet e këtushme, sepse serbët e Kosovës mund t`i realizojnë interesat e tyre vetëm brenda institucioneve. Megjithatë, për subjektet politike të pakicave kombëtare janë rezervuar në kuvendin e Kosovës 20 vende, 10 nga to vetëm për serbët. Autoritetet ndërkombëtare thonë se pjesëmarrja e serbëve në zgjedhjet e Kosovës, do të mund të siguronte më shumë vende për ta në parlamentin që do ta dalë nga zgjedhjet e 17 nëntorit.

  • Data 13.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CC4P
  • Data 13.11.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/CC4P