1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shumë larg barazisë së shanceve - Raport mbi gjendjen e të huajve në Gjermani

Megjithëse politika në Gjermani përpiqet prej vitesh që t'i integrojë më shpejt dhe më mirë migrantët sukseset mbeten të kufizuara. Kjo del nga raporti i fundit mbi gjendjen e të huajve në Gjermani.

E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin Maria Böhmer.

E ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin Maria Böhmer.

Me gjithë disa përparime në fitimin e njohurive gjuhësore dhe në arsim gjendja e shumë migrantëve, pikërisht në sektorin e arsimit, të aftësimit profesional dhe në tregun e punës, mbetet dramatike. Këtë u desh të pranonte e ngarkuara e qeverisë gjermane për integrimin Maria Böhmer gjatë paraqitjes së raportit mbi gjendjen e të huajve në Gjermani, të mërkurën (7.7.) në Berlin:

"Ne vazhdojmë të përballemi me "kantiere të mëdha ndërtimi" në fushën e gjuhës, të arsimit, të aftësimit profesional dhe të tregut të punës. Këto do të jenë edhe sfidat kryesore të viteve të ardhshme."

Në arsim të rinjtë me rrënjë të huaja vazhdojnë të kenë shance dukshëm më të këqija.

Në arsim të rinjtë me rrënjë të huaja vazhdojnë të kenë shance dukshëm më të këqija.

Përballë të dhënave të raportit nuk mund të bëhet ende fjalë për barazi shancesh dhe për pjesëmarrje të barabartë të migrantëve, tha Böhmer. Prandaj duhet të intensifikohen përpjekjet në politikën e integrimit:

"Edhe në sfondin e zhvillimit demografik, po të kemi parasysh gjithë popullsinë në Gjermani, mund të themi se integrimi është një çështje fati për vendin tonë. Sa vjen e pakësohemi, sa vjen e plakemi. Por, kur sheh grupin e migrantëve mund të thuash: Ajo është një pjesë që sa vjen e rritet dhe ata janë mesatarisht më të rinj."

Në arsim të rinjtë me rrënjë të huaja vazhdojnë të kenë shance dukshëm më të këqija. Sipas raportit, 13,3 për qind e 15- deri 19-vjeçarëve largohen nga shkolla pa e kryer, 33 për qind më shumë sesa vitet e kaluara.

Migrantët e kanë të vështirë edhe në tregun e punës. Sipas raportit gjendja e punësimit nuk është përmirësuar thelbësisht vitet e kaluara. Në 2008-ën përqindja e të papunëve tek njerëzit me rrënjë të huaja ka qenë, sipas Böhmer-it, dy herë më e lartë sesa tek ata pa sfond migrimi. Arsyet janë para së gjithash kualifikimet më të dobëta dhe mungesa e dëftesave. Kjo do të ndryshojë. Sipas Böhmer-it në gjashtëmujorin e dytë duhet llogaritur me një projektligj për njohjen e dëftesave të huaja.

Në fund të fundit bëhet fjalë për aftësinë tonë konkurruese dhe për atë që Gjermania të mbetet një vend i hapur, tolerant, ku ia vlen të jetosh dhe të cilin mund ta duash, tha Böhmer.

Autor: Sabine Ripperger / Elert Ajazaj

Redaktoi: Eliana Xhani

  • Data 08.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ODlQ
  • Data 08.07.2010
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/ODlQ