1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë hapa të vegjël për një botë më të mirë

Evropa e dominoi këtë samit të G7 si asnjë samit deri tani prej të cilit dolën rezultate që janë të verifikueshme në mënyrë konkrete, mendon Christian F. Trippe.

Në Gjermani ka një prirje që njerëzit duan ta dinë çdo gjë paraprakisht dhe ta vlerësojnë atë. Sidomos gazetaria gjermane është e prirur për ta vlerësuar përfundimisht një ngjarje, madje dhe para se ajo të ndodhë. Samiti G7 ofroi një shembull të mirë të kësaj disipline shumë gjermane, pra të zgjuarsisë së mediave që i dinë gjërat më mirë përpara se ato të ndodhin, Samiti kishte degjeneruar në një "ngjarje", ai ishte tepër i shtrenjtë, tepër joefikas, një përbërje gabim, i fortifikuar prej shoqërisë civile dhe prej qytetarëve - dhe pa Putin, pa Rusinë e Putinit, bisedimet ishin të pakuptimta. Ky ishte thënë në mëmyrë të thjeshtuar dhe përmbledhtazi tenori kryesor i pothuajse të gjitha lajmeve që u botuan në Gjermani para samitit në kështjellën Elmau.

Megjithatë, çdo vëzhgues duhet të jetë befasuar nga realiteti. Sepse ka rezultate që janë të verifikueshme në mënyrë konkrete dhe për këtë arsye edhe në retrospektivë. Në politikën e zhvillimit janë shtysat politike, marrëveshjet, projektet: mbështetja për një fond që dëshiron të promovojë sigurinë dhe shëndetin në punë në vendet në zhvillim.

Ndihma mund të jetë edhe në interes të vetes

Reduktimi i varfërisë dhe politikat globale sociale nuk janë vetëm shprehje e pastër filantropie. Ato përmbajnë edhe një racion jo të vogël interesi vetjak. Vendet myslimane në zhvillim duhet të stabilizohen nga pikëpamja shoqërore në mënyrë që islamizmi të mos ketë aty më një bazë pjellore. Po ashtu nga shtete të qëndrueshme me bazë ekonomike pak a shumë solide, njerëzit nuk largohen. Kush flet në lidhje me vlerat e tij, nuk ka nevojë për të fshehur interesat e tij. Dhe kush mbron interesat e saj, duhet ta bëjnë këtë më mirë të lidhur me vlera.

Christian F. Trippe

Christian F. Trippe

Edhe për mbrojtjen e klimës shtatë vendet e industrializuara kanë zhvilluar një linjë të përbashkët. Disa prej tyre vetëm përsëritën atë për të cilën kishin rënë dakord. Por në lidhje me vetëdetyrimin për ta bërë energjinë e tyre që këtë shekull pa karbon, shtatë vendet përcaktuan një objektiv cilësisht të ri. Që në fund të vitit, kur në Paris do të hartohet një traktat të ri global për klimën, do të ndeshemi me një provë për vullnetin politik për klimën të shtatë vendeve të mëdha të zhvilluara dhe demokratike.

Këto janë të gjitha premtime që duhet të mbahen; janë ndryshime politike, për të cilat së shpejti ne do të dimë nëse ata janë vërtetë të përballueshme. Por, kryesisht ato janë një gjë: rezultate. Edhe në politikën e jashtme, G7 ka gjetur një qëndrim të qartë ndaj Rusisë dhe politikës së saj agresive ndaj fqinjëve. Sipas këtij qëndrimi BE-ja e ka si detyrim për të zgjatur sanksionet kundër Rusisë edhe pas fundit të qershorit.

Kontinenti i vjetër përcaktoi agjendën

Evropa e dominoi këtë samit të G7si asnjë samit deri tani. Edhe një vështrim tek pjesëmarrësit tregon se sa dominant është këndvështrimi i botës së vjetër: nga nëntë pjesëmarrës, gjashtë janë përfaqësues të një vendi të BE-së ose të një institucioni të BE-së. Një reformë e G7 mund të fillonte këtu. Shumë tema gjithashtu kishin një tendencë të fortë evropiane: kriza e pazgjidhur e borxhit në zonën e euros, Greqia; konflikti në Ukrainë lindore; vala e refugjatëve në Detin Mesdhe si rezultat i dështimit të shtetit në Lindjen e Mesme dhe luftërave civile në Afrikë. Për këto të fundit, janë të interesuara pikërisht për arsye gjeopolitike Shtetet e Bashkuara. Por Kanadaja dhe Japonia nuk kanë shumë mirëkuptim për politikën evropiane ndaj refugjat dhe politikës së emigracionit.

Sidomos nga perspektiva evropiane samiti nuk qe gjë me përjashtim të shpenzimeve. Por se çdo gjë ishte në një madhësi më të vogël dhe më e lirë ka të ngjarë që të ketë arritur edhe te shtatëshja. Me të drejtë diskutohet, si dhe në rastin e ngjarjeve të tjera të mëdha si "Euro Vision Song Contest", apo "Lpjërat Olimpike". Sa i përket zvogëlimit G7 mundi të shkojë përpara. Herën tjetër ndoshta do të lërë përshtypje edhe te ata që besojnë dinë gjithçka paraprakisht.