1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë gjëra nuk janë në rregull në shtetin Turqi

Numri i viktimave në minierën në Soma i tejkalon të gjitha përfytyrimet. E për këtë ka arsye, por akuzat e ndërsjellta politike për fajin, nuk sjellin dobi, komenton Baha Göngür.

Rubrikenbild Kommentar albanisch

Në rajonin e qymyrit në Turqi rëndom ndodhin aksidente. Megjithatë në shumicën e rasteve rreth tyre nuk njoftojnë as mediet vendase, e jo më ato në botën e jashtme. Por katastrofa e minierës të martën (13.05.2014) në Soma në perëndim të Anadollit ka shkaktuar kaq shumë viktima, sa asnjë aksident tjetër në Turqi. Numri i minatorëve të vdekur i tejkalon të gjitha përfytyrimet. Se sa njerëz ndodhen ende në galeritë nëntokësore, për këtë ka të dhëna vetëm përafërsisht. Numri i të mbijetuarve, që presin ndihmë, po zvogëlohet gjithnjë e më shumë, ndërsa kryeson dukshëm numri i të vdekurve.

Si kudo në botë kur ndodhin fatkeqësi të përmasave të tilla të tmerrshme nëpër miniera as në Turqi nuk mungojnë akuzat për përgjegjësinë. Por përpjekja për të përfituar kapital politik brenda vendit prej vuajtjes së njerëzve, është një dëshmi e mungesës së respektit ndaj Zotit, ndaj vdekjes së pranishme dhe ndaj atyre që kanë mbijtuar. Opozita i referohet kërkesës parlamentare të injoruar prej partisë AKP në pushtet të kryeministrit Recep Tayyip Erdoğan para gati dy javësh, përmes së cilës tërhiqej vëmendja për sigurinë në minierat turke. Por kjo nuk u ndihmon tani aspak të afërmve të viktimavetë aksidentit.

DW 60 Jahre Bahaeddin Güngör türkisches Programm

Baha Güngör, drejutes i redaksisë turke në DW

Po ashtu kjo as nuk e zbut vuajtjen e njerëzve, të cilëve u thuhet, se masat për remontin e minierave i kanë ulur në mënyrë masive kostot e prodhimit për një ton qymyr. Që në valën e këtyre masave shumë gjëra janë fshehur nën rogoz, kjo është ana tjetër e medaljes. E rëndësishme është të dihet edhe se çfarë shumash kanë qarkulluar si ryshfete nën dorë - për këtë vetëm spekulohet.

Kandidatura në pritje e Erdoğanit për postin e presidentit ka pësuar çarjen e parë. Që ai të fitojë në raundin e parë më 10 gusht, kjo s'është më kaq e sigurtë. Një raund i dytë më 24 gusht nuk do t'i shkonte përshtat pretendimeve të tij, sepse ai synon t'i fitojë zgjedhjet e para presidenciale nga populli. Por pavarësisht kësaj fitorja në raundin e dytë nuk është aq e sigurtë, sepse fronti i opozitës mund të bjerë dakord për një kandidat konsensual kundër Erdoğanit.

Në shtetin Turqi shumë gjëra nuk janë në rregull. Sidoqoftë çdo shpresë, se Turqia mund të tërhiqet prej rrugës së gabuar, u jep njerëzve energji, për t'i mbijetuar shoqërisë të korruptuar gjithnjë e më shumë. Sa keq për një vend, që pretendon të jetë fuqi e rëndësishme politike dhe ekonomike në rajon, por që tani Europa po e skualifikon duke e cilësuar sërish si "i sëmuri i Bosforit".