1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Shumë fitues nga marrëveshja me Iranin

Kompromisi në mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin ofron përfitime për shumë palë. Por marrëveshja është edne larg një happy end-i mendon Jamsheed Faroughi.

Fituesi kryesor i kësaj marrëveshjeje është padyshim populli iranian. Të ashtuquajturat sanksione inteligjente do të prekin kryesisht pushtetmbajtësit në Iran. Sanksionet ndaj eksporteve të naftës dhe gazit pritet të tregojë efekt dhe në këtë mënyrë t'i mbyllin në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme burimet e parave këtij shteti teokratik. Dhe sanksionet e kanë arritur në fakt këtë qëllim në masë të madhe. Por këto sanksione inteligjente ndaj Iranit kanë shkaktuar shumë më tepër dëm nga sa qe planifikuar dhe ajo që ka vujatur më shumë prej prej këtyre saknsioneve qe popullsia.

Ndoshta ndonjë iranian mund të ishte pro programit bërthamor për shkak të një krenarie kombëtare, e cila është e pashpjegueshme. Por kur ke uri, nuk mund të hash në vend të bukës gjithë kohës revani, që është e dëmshme për shëndetin. Populli iranian donte të dilte shpejt nga izolimi, duke shpresuar për përmirësimin e gjendjes ekonomike. Përmes pezullimit apo madje dhe heqjes së sanksioneve, ai u përpoq për hapje politike, duke kërkuar më shumë të drejta dhe më shumë liri. Zgjedhja e Hassan Rohanit si president ishte produkt i nevojave të tilla. Populli iranian i lidhi shpresat me mrekullinë e Gjenevës.

Qeveria e Iranit dhe ndryshimi i kursit

Edhe regjimi iranian është në mesin e fituesve. Sanksionet nuk ishin në thelb asgjë më shumë se një vdekje me këste. Sulmet terroriste, si ai i fundit në Bejrut, rritja e tensioneve midis qeverisë dhe pakicave etnike dhe fetare, si kurdët iranianë në zonën e Balutshenit, pakënaqësia e përgjithshme e popullasisë, përzjerja e fshehtë fqinje në punët e brendshme të shteteve fqinjë dhe gjëja më e rëndësishme, rreziku i një ndërhyrjeje ushtarake - të gjitha këto ishin arsyet e vërteta për ndryshimin e kursit të regjimit. Pra, mund të thuhet se marrëveshja e përbashkët për programin bërthamor do të thotë për pushtetmbajësit në Iran një sigurim më të mirë jete dhe çon në vazhdimin e sundimit të tyre. Kusht është që Rohani të zbatojë dhe të vërë në jetë premtimet që bëri gjatë fushatës elektorale.

Një marrëveshje me Iranin ishte e rëndësishme edhe për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore. Bota nuk mund ta përballojë një luftë të re në Lindjen e Mesme. E ardhmja e Afganistanit, pas tërheqjes së trupave të huaja është e pasigurt, islamistët kanë gjetur si strehë të re Pakistanin, situata e sigurisë në Irak mbetet e pasigurt, dhe lufta në Siri vazhdon, pema e Pranverës Arabe dha vetëm fruta të hidhura. Ndërmarrja e një lufte të re në një rajon të tillë, do të ishte çmenduri. Një Jo e qartë ndaj luftës pritet të jetë forca shtytëse më e arsyeshme për një zgjidhje paqësore dhe diplomatike të konfliktit bërthamor me Iranin.

Deutsche Welle Persische Redaktion Jamsheed Faroughi

Jamsheed Faroughi, drejtues i redaksisë persisht në DW

Hapi i parë është bërë

Po ka edhe shumë që kanë përfituar nga konflikti për programin bërthamor apo nga embargoja ndaj Iranit. Naftë dhe gaz të lirë, eksporte pjesësh këmbimi dhe mallra si dhe këmbimi i valutave janë vetëm disa shembuj. Turqia, Rusia, Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe madje edhe Afganistani kanë përfituar me sa duket nga momenti. Edhe pse vende të tilla nuk janë të kënaqura me normalizimin e m undshëm përfundimtar të marrëdhënieve mes "satanit të madh" dhe e "boshtit të së keqes", ato gjithashtu nuk duan një luftë të re në rajon. Edhe Izraeli nuk dëshiron luftë, por vetëm garanci sigurie.

Marrëveshja e përbashkët është vetëm hapi i parë drejt zgjidhjes së konfliktit bërthamor me Iranin. Është e vërtetë se kjo marrëveshje nuk është ilaçi për të gjitha problemet. Sigurisht qe tani nuk mund të rrimë duarkryq dhe të shpresojnë për një fund të lumtur në mosmarrëveshjen bërthamore me Iranin. Situata është ende shumë e paqëndrueshme dhe afrimi mes Iranit dhe Perëndimit nuk shkakton tek të gjithë entuziazëm. Por kush priste gjë tjetër?