1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shumë emigrantë turq nuk ndihen në shtëpinë e tyre në Gjermani

Për nga botëkuptimi dhe përfytyrimet për sistemin e vlerave, shumë emigrantë turq që jetojnë në Gjermani e gjejnë veten më tepër në Turqi se sa në Gjermani. 45 % e turqve në Gjermani e ndiejnë veten të padëshiruar.

Emigrantë të moshuar turq në Nyrnberg

Emigrantë të moshuar turq në Nyrnberg

Këto janë përfundimet e një studimi krahasues zhvilluar në rardhët e emigrantëve turq në Gjermani dhe turqve që jetojnë në Turqi.

Studimi bazohet në rreth 1000 intervista telefonike të zhvilluara në periudhën qershor-gusht. Ai merret me krahasimin e përfytyrimeve për vlerave njerëzore, standarteve të jetesës si dhe sjelljen si konsumatorë të gjermano-turqve, turqve dhe gjermanëve. Përfundimi: turqit që jetojnë në Gjermani e ndjejnë veten më të lidhur me përfytyrimet tradicionale për vlerat e njeriut si praktikohen ato në Turqi se sa në Gjermani. Sipas drejtorit ekzekutiv të institutit përgjegjës për këtë studim Holger Liljeberg dallimet ekzistojnë në disa fusha::

“Unë shoh probleme shumë të mëdha në lidhje me tolerancën seksuale. Në lidhje me tema të tilla si homoseksualiteti, apo liritë e femrës shikoj probleme që lidhen me një lloj intolerance dhe tregojnë në një farë mënyrë për mungesën e lirisë individuale të secilit. "

Dallime të qarta me gjermanëve dhe turqve ka sipas këtij studimi në lidhje me rolin e partnerëve në familje. Po ashtu dallime të mëdha ka edhe në lidhje me përfytyrimet moralin dhe vlerat e burrit dhe të gruas në shoqëri. Kështu rreth gjysma e turve që jetojnë në Gjermani e hedh poshtë idenë që gruaja mund të ketë pasur marrëdhënie seksuale përpara martesës.

Sipas Holger Liljeberg përfytyrime të tilla nuk pritet të ndryshojnë as në në të ardhmen:

“Në shoqërinë gjermane kemi një problem të madh, sepse kur në Gjermani bëhet thirrje për integrim me të shpesh mendohet asimilimi. Dhe në brezat e ardhshëm në radhët e personave të këtij grupi nuk do të ketë asimilim. Këtë e tregon edhe ky studim.”

Në lidhje me vlera të tilla si demokracia dhe të drejtat e njeriut apo respekti ndaj feve apo kulturave të tjera, sipas këtij studimi nuk ka dallime të thella mes gjermano-turqve, turqve dhe gjermanëve.

Thuajse gjysma e turve që jetojnë në Gjermani e ndjenë veten të padëshiruar këtu. Dhe vetëm një e katërta e tyre e quan Gjermaninë si atdhe. Në këtë sfond nuk të çudit fakti që shumica e të anketuarve dëshiron që shoqëria gjermane t'i respektojë më tepër ritualet dhe zakonet e tyre. Më tepër se një e treta e tyre planifikon që në plan afatgjatë të kthehen sërish në Turqi.

Kryetari i Bashkësisë Turke në Gjermani, Kenan Kolat, kërkon një trajtim kritik të të dhënave të këtij studimi. Sipas tij:

“Turqit duan të thonë se ata mund të jenë njëkohësisht muslimanë të mirë edhe gjermanë të mirë. Turqit duan t'i ruajnë përfyrimet e tyre tradicionale për vlerat, por i konsiderojnë si të vetat edhe shoqërinë dhe këtë vend në të cilin jetojnë."


Autor: Jülide Danisman

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 23.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kdfc
  • Data 23.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kdfc