1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Shumë birrë dhe masa të repta sigurie – Oktoberfest 2016

Oktoberfest 2016 në Mynih zhvillohet sivjet nën masa të forta sigurie nga frika e atentateve të mundshme terroriste.

Sivjet festa bavareze e birrës, Oktoberfest, zhvillohet nën hijen e sulmeve terroriste në Paris, Bruksel, Nicë si dhe në Vyrcburg e Ansbah. Një event i tillë ku çdo vit marrin pjesë rreth gjashtë milionë vetë, mund të jetë në shenjestër të terroristëve, ndaj sivjet masat e sigurë janë më të ashrpa si kurrë më parë.
Një çantë e vogël, ku mund të futen vetëm tre pako qumësht, nuk lejohet të futet në territorin e festës së birrës. Kush mban çantë shpine nuk lejohet të hyjë në tendën e eventit. Megjithatë të gjithë i pranojnë kontrollet dhe duan të shijojnë jo vetëm birrën, por edhe atmosferën e gëzueshme mes miqsh.

Por kontrollet intensive u sjellin në kujtesë bavarezëve edhe ngjarjen e rëndë që ka përjetuar pati Festa e Tetorit më 1980, kur një atentator i djathtë radikal shpërtheu një bombë. Ai shkaktoi vrasjen e 13 vetëve dhe plagosjen e më shumë se 200 vizitorëve.

Traditë mbi 200 vjeçare dhe biznes

Për herë të parë kjo festë është zhvilluar para 206 vjetësh, por atehërë çdo gjë ishte ndryshe. Në vitin 1810, Princi i kurorës së Bajernit, Ludvig u martua me Princeshën Therese të Saskoni - Hildburghausen-it. Me këtë rast u organizua më 17 tetor një garë e madhe vrapimi me kuaj në një livadh të madh në hyrje të Mynihut.

50 mijë vizitorë festonin të gëzuar duke brohoritur në tetor të vitit 1810 martesën aristokratike. Festa e parë eTetorit, siç u quajt në këtë kohë, ishte një sukses i madh që shpejt u vendos të zhvillohej përsëri vitin e ardhshëm. Në vitin e dytë të kësaj feste, fshatarët bavarezë prezantuan edhe prodhimet e tyre. Për përzgjedhjen e tyre vendosej në panairet blegtorale.

Disa vjet më vonë pati gara qitjeje. Pas 1819 për herë të parë pati stenda birre dhe stenda vere. Tregtarët e pijeve dhe pastiçierët vendosën po ashtu stendat e tyre.

Në fund të shekullit të 19-të fabrikat e birrës në Mynih zbuluan gjatë festës së tetorit, si platformë reklamash dhe si biznes fitmiprurës shtesë, shitjen për një kohë të shkurtër të një sasie të madhe birre.

Oktoberfest përjeton edhe kohë të vështira

Lufta e Parë Botërore e ndërpreu këtë festë të përzemërt tradicionale vjetore. Pas fundit të luftës, festat përjetuan kohën më të vështirë nga inflacioni dhe nacionalsocializmi. Megjithatë do të festohej. Edhe në Luftën e Dytë Botërore nuk pati festë të tetorit. Në periudhën e pasluftës fillimisht pati dy festa të vogla vjeshte. Dhe më 1949 u bë një festë e madhe, Oktoberfest - ku njerëzit u veshën me kostume tradicionole kombëtare - burrat me kostume gjuetarësh. Tradita deri sot është që kryetari i bashkisë së Mynihut përmes fjalëve të tij të hap festën. Për herë të parë kjo ka ndodhur në vitin 1950.