1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shumë të vdekur si pasojë e rrëzimit të një avioni në Indi

22 Maj 2010

Në jugperëndim të Indisë është rrëzuar një avion pasagjerësh i shoqërisë ajrore "Air India". Autoritetet e atjeshme mendojnë se 158 vetë kanë humbur jetën

https://p.dw.com/p/NUks
Rrëzohet një avioni në Indi
Rrëzohet një avioni në IndiFotografi: AP

Nga rrëzimi i një avioni në Jug të Indisë kanë humbur jetën sipas të dhënave zyrtare të paktën 158 vetë. Aeroplani që vinte nga Dubai, ishte i shoqërisë ajrore "Air India Express", që ofron fluturime të lira. Avioni doli të shtunën në mëngjes nga pista e uljes së aeroportit të qytetit Mangalore dhe mori zjarr. Në bordin e aeroplanit të tipit Boeing-737-800 ndodheshin 166 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit. Të paktën tetë vetë u dërguan në spital, tha ministri i atdheut të shtetit federal Karnataka, V.S. Acharya. Për gjendjen e tyre nuk është thënë ende asgjë.

No Flash Flugzeugabsturz in Indien
Fotografi: AP

Në pamjet e transmetuara nga televizionet shihet avioni i rrëzuar në një zonë të pyllëzuar. Zjarrfikësit luftojnë kundër flakëve që dalin nga mbeturinat e aroplanit. Një përfaqësues i lartë i policisë në Mangalore tha se aeroplani u nda në disa copa dhe u kaplua nga flakët e zjarrit. Sipas njoftimeve të medieve vendase aksidenti ndodhi rreth orës 6.30 sipas orës lokale.

Shkaqet e paqarta

Shkaqet e aksidentit janë të paqarta. Në njoftimet e medieve thuhet se në momentin e uljes së avionit koha ishte shumë e keqe. Ditët e fundit ka pasur rreshje të mëdha, të cilat mund të kenë penguar shikimin. Dëshmitarë okularë i thanë CNN-it, se Boeing 737 u përplas me një mur kufitar të territorit të aeroportit dhe përfundoi në luginë. Zona kodrinore, e mbushur me pemë vështirëson punën e forcavve të shpëtimit.

Aksidenti është më i rëndi që ka ndodhur në Indi që prej nëntorit 1996. Në atë ditë pati përplasje të një avioni të Arabisë Saudite me një nga Kazakistani. Si pasojë patën humbur jetën 349 vetë.

Autor: dpa / Aida Cama

Redaktoi: Esat Ahmeti