1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shuhet entuziazmi? Kritika ndaj planeve të Macron për Europën

Planet e presidentit të sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron për një ministër financash të eurozonës, buxhete të përbashkëta dhe eurobonde ndeshin në kritika. Reformuesi nuk e ka të lehtë.

Dy ditë pas fitores historike të kandidatit socialliberal, Emmanuel Macron pritshmëritë janë të larta. Si Brukseli edhe Berlini presin reforma, por se cilat reforma duhen -këtu qëndrimet ndahen. Macron kërkon ta ndryshojë rrënjësisht politikën europiane të financave me planet për një ministër financash të eurozonës dhe eurobonde.

Unioni kristiandemokrat dhe kristiansocial si edhe partia liberale, FDP ushtrojnë kritika. "As Franca dhe as eurozona nuk vuajnë se kanë pak borxhe", u shpreh sekretari i Shtetit në Ministrinë e Financave (CDU), Jens Spahn për gazetën gjermane "Bild". Edhe politikani i CDU-së dhe kryetar i komisionit parlamentar për Europën në Bundestag, Gunther Krichbaum e refuzon "përgjithësimin e borxheve". Edhe kreu i partisë liberale, FDP, Christian Lindner tha, se Franca nuk i zgjidh problemet "me më shumë borxhe, por me reforma ekonomike". Ne shpresojmë tek Macron, por ai nuk mund të bëjë më shumë borxhe, tha Lindner.

Berlin Juncker bei Gabriels Buchvorstellung Neuvermessungen (picture-alliance/AP Photo/M. Schreiber)

Jean-Claude Juncker

Macron dhe aftësia reformuese e Francës

Politikani kristiansocial dhe kreu i grupit parlamentar të partive popullore europiane, (EVP) Manfred Weber i tha gazetës "Rheinische Post" se Macron "duhet të shpërthejë njëherë prangat në vendin e tij", para se të ndërmarrë hapa reformuese në drejtim të Europës. Edhe kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker i kërkoi Macron të bëjë reforma buxhetore në vend. "Kemi me Francën një problem të dukshëm: Francezët shpenzojnë shumë dhe në vendin e gabuar."

Juncker i bëri thirrje Macron për të ulur shprenzimet e administratës shtetërore në Francë. Po me skepticizëm ndaj planeve të Macron Komisioneri i BE për buxhetin, Günther Oettinger shprehu . "Komisioni Europian mbikqyr zhvillimet buxhetore, eurogrupi vendos për ndihmat financiare, dhe ESM- ja (Mekanizmi Europian i Stabilitetit) është e gatshme të financojë këto." Nuk ka arsye në këtë rast që të ndryshojmë diçka, tha Oettinger.

EU Haushalts- und Personalkommissar Günther Oettinger (picture alliance/dpa/E. Lalmand/Belga)

Günther Oettinger, komisioneri i BE për çështjet buxhetore

Qeveria gjermane i refuzon eurobondet

Lidhur me planet e Macron për obligacione të përbashkëta të vendeve të eurozonës, zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert u shpreh të hënën, se qeveria gjermane e refuzon kërkesën për eurobondet. Në një kohë që Macron po ndeshet me ndryshimin e drejtimit të erës nga Gjermania dhe Europa, në Francë ai mund të gëzohet për mbështetjen e re. Ish-kryeministri socialist, Manuel Valls ka bërë thirrje për një shumicë parlamentare për të mbështetur presidentin e ri. Valls do të paraqitet si kandidat për Macron.