1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtypi: Rishfaqet papritmas fantazma e luftës së Ballkanit

Shtypi gjerman vazdon të komentoj ngjarjet e ditëve të fundit në veriun e Kosovës.

Pamje ilustruese

Pamje ilustruese

Lidhur me këtë në Frankfurter Allgemeine Zeitung ndër të tjera lexojmë:

"Ngazëllimi i serbëve të Kosovës ishte i madh kur karvani i trupave të NATO-s në natën e së premtes u kthye nga veriu në jug të Kosovës. Në ora 16 kishte kaluar afati i ultimatumit të caktuar për largimin e barrikadave i vendosur nga komandanti i KFOR-it, Erhard Bühler. Një zëdhënës i NATO-s arsyetoi tërheqjen me gatishmërinë e demonstrusëve për të përdorur dhunën, në mesin e tyre kishte edhe njerëz të armatosur. Gjeneralmajori gjerman Bühler preferoi "parandalimin e një gjakderdhjeje", në vend të mundësimit të qarkullimit të lirë në të dy rrugët tranzite përmes veriut të banuar me shumicë serbe.

Papritur shfaqet sërish, fantazma e luftës së Ballkanit: konfliktet e dhunshme të cilat shpërthejnë papritmas nga shkaqe të parëndësishme, ligje që shkelen sistematikisht, sovranitete që nuk njihen, ultimatume të bashkësisë ndërkombëtare, të cilat injorohen. "Serbia nuk do luftë", tha presidenti i Serbisë Boris Tadiq. Edhe kjo është dëgjuar me qindra herë gjatë luftës në Kroaci, pastaj në Bosnjë, e në fund në Kosovë dhe u kushtoi me jetë qindramijëra njerëzve, gjithmonë nën pretekstin e mbrojtjes së interesave kombëtare serbe". theksohet në Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Ndërkaq revista prestigjioze Der Spiegel sjell një intervistë me ministrin e Brendshëm të Kosovës Bajram Rexhepi. 57 vjeçari Rexhepi duke folur për gjendjen pas trazirave në pikat kufitare 1 dhe 31 mes Kosovës dhe Serbisë thekson se për aksionin e policisë kosovare në veri të vendit kanë qenë në dijeni të gjithë aktorët që është dahsur të jenë në dijeni për të. Ndërkaq i pyetur se mos qeveria e Kosovës është duke punuar nën kushte absurde pasi që SHBA-të dhe disa shtete evropiane e kanë inkuruajuar atë që hap pas hapi të shtrij kontrollin në tërë territorin ndërkohë që Spanja apo Greqia nuk e njohin ende Kosovën si shtet të pavarur, Rexhepi thotë: " Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e kanë theksuar se territori i Kosovës është i pacenueshëm dhe nuk ka kthim mbrapa. Vendet të cilat nuk na kanë njohur ende duhet të rimendojnë pozicionin e tyre."

Autor: FAZ, Spiegel - Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani