1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi për vizitën e Ministrit Vestervele në Lindjen e Mesme dhe protestat e studentëve

Shtypi për vizitën e Ministrit Vestervele në Lindjen e Mesme dhe protestat e studentëve

"Stuttgarter Zeitung" për vizitën e Ministrit të Jashtëm Gjerman në Lindjen e Mesme:

"Vizita e parë e kujdesshme e Westerwelles është e shpjegueshme, por nuk dëshmon për një profil të një ministri të jashtëm të sigurtë në vetvete. Pesha e zëvendëskancelarit gjerman duhej të ishte shprehur më mirë. Pak më shumë distancë ndaj ministrit jo fort të këndshëm të jashtëm izraelit, Avigdor Liebermann, do të kishte qenë një sinjal i mirë."

"Nürnberger Zeitung":

"Lojaliteti ndaj Izraelit shkon ndërkohë aq larg, sa as politika izraelite e ngulimeve, e dënuar në botë si jolegjitime, nuk kritikohet seriozisht. Për këtë shprehin çudi madje edhe shumë izraelitë . Në mes miqsh, mendojnë ata, mund të thuhen edhe të vërteta të pakëndshme. Me politikën e praktikuar në vendin e shenjtë, që atë, që nuk flet, apo që nxjerr nga goja vetëm gjëra të përgjithshme, nuk kanë ku ta kapin, Westerwelle dhe politika gjermane do të luajnë rolin e atyre, që vetëm duartrokasin atë, që bëjnë të tjerët në Lindjen e Mesme. Qëndrimi i mëvetësishëm i gjermanëve do të kishte pamje tjetër."

"Wiesbadener Kurier" lidhur me protestat e studentëve në Gjermani.

"Transformimi radikal i programeve studimore në Bachelor dhe Master dhe pasojat negative për studentët kanë luajtur një rol të madh për të kapërcyer mosinteresimin e tyre ndaj politikës, për të cilin ata për një kohë të gjatë kanë besuar se do të ishte i pandryshueshëm. Ndërmjet leksioneve dhe seminareve ka edhe kohë për të menduar. Edhe në ekonomi kanë arritur të kuptojnë se përpjekja për të përshtatur përmbajtjet mësimore me kërkesat e ndërmarrjeve ka qenë e gabuar."

Autor: dpa/ Angjelina Verbica

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kewl
  • Data 25.11.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kewl