1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi për vendimin e gjykatës dhe partnerët e pamartuar

Shtypi gjerman për vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Shtypi gjerman për vendimin e Gjykatës së Strasburgut

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg i forcoi të drejtat e baballarëve të pamartuar. Gjykatësit e Strasburgut i dhanë të drejtë një paditësi 45-vjeçar nga Rheinland-i, i cili përpiqej më kot që prej tetë vjetësh për të fituar përkujdesjen për të bijën. Privilegjimi i nënave të pamartuara ndaj baballarëve të pamartuar në Gjermani është një shkelje e ndalimit të diskriminimit, thuhet në një vendim të Gjykatës. Kjo është sot temë qendrore në gazetat gjermane.

Fillimisht në 'Frankfurter Rundschau' lidhur më këtë lexojmë:

"Kush fikson në këtë mënyrë rolin e gjinive, këtu nëna që përkujdesen me besnikëri, atje baballarët moskokëçarës, nuk do të tregohet i drejtë me realitetin e ndryshuar, në të cilin gjithnjë e më shumë baballarë përkujdesen për fëmijët e tyre, ndërkohë që gjithnjë e më shumë nëna refuzojnë të kenë të vetme përkujdesjen ndaj fëmijëve. Edhe më keq: Kush sugjeron se burrat janë si baballarë jokompetentë u ofron atyre pretekstin për të larë duart.Dhe kjo nuk është në favor të fëmijëve. Në mënyrë që 3 dhjetori të bëhet me të vërtetë një ditë e mirë për gratë, burrat dhe fëmijët, atëherë qeveria gjermane do të ishte mirë që në mënyrë elegante ta përshtasë të drejtën e saj për përkujdesje me vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut", thuhet në 'Frankfurter Rundschau'.

Ndërkaq nga 'Lübecker Nachrichten' po për të njëjtën temë shkëpusim:

"Nuk duhet të jesh gjykatës në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut për të vërejtur dallimet dhe diskriminimin në mënyrën se si njerëzit, në parim me të drejta të barabarta, trajtohen ndryshe në situata të njëjta jetësore. Vendimi i Starsburgut është një shuplakë si për Gjykatën Kushtetuese të Gjermanisë, e cila toleron një praktikë të tillë përkundër Konventës të së drejtave të njeriut nga viti 2003, ashtu edhe për politikën gjermane të çfardo ngjyre, e cila po ashtu edhe pse ka qenë në dijeni të kësaj Konvente është fshehur pas vendimit të Gjykatës në Karlsruhe. Përveç kësaj kjo tregon se rritja e vlerës së Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që mundësohet nga Marrëveshja e Lisbonës mund të ketë edhe përparësi për qytetarët e Bashkimit Evropian. Tani babai shtet duhet të veprojë dhe t'ju njohë më shumë të drejta baballarëve të prekur", nënvizon 'Lübecker Nachrichten'.


Autor: dpa/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Auron Dodi

  • Data 04.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kq7l
  • Data 04.12.2009
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/Kq7l