1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi për mbylljen e kampit të Guantanamos

pp20 Dhjetor 2008

"Wiesbadener Kurier": Përgatitjet e Pentagonit për mbylljen e Guantanamos, një lajm i mirë jo vetëm për të burgosurit e atjeshëm, por për të gjithë amerikanët të cilët u kushtojnë rëndësi të drejtave të tyre kushtuese.

https://p.dw.com/p/GKAo
Përfaqësues të medieve vizitojnë GuantanamonFotografi: picture-alliance/ dpa

Gazeta "Westfalen Post" (Hagen) shkruan:

"Qëndrimi ndaj kampit të torturave Guantanamo nuk ka qenë gjithmonë pa hipokrizi. Edhe pse dihet prej vitesh që në të mbahen të burgosur persona të pafajshëm, kur ka qenë fjala se ku duhet të çohen ata, edhe kritikuesit më të fortë të Bushit heshtnin. Gjermani Kurnaz dëshmon se fati i tij nuk u interesonte shumë aktivistëve për të drejtat e njeriut nga radhët e social-demokratëve dhe ekologjistëve.


Gazeta "Wiesbadener Kurier" vëren:

Përgatitjet e Pentagonit për mbylljen e Guantanamos janë një lajm i mirë jo vetëm për të burgosurit e atjeshëm, por për të gjithë amerikanët të cilët u kushtojnë rëndësi të drejtave të tyre kushtuese. Vetëm pasi kjo njollë turpi të jetë fshirë, presidenti Obama do të ketë mundësi të reklamojë sërish në botë vlerat e SHBA-ve dhe të kërkojë të ketë ndikim në drejtimin e saj.


Kurse "Ostseezeitung" (Rostock) shkruan:

Mbylljes së kampit në Guantanamo jo vetëm që i kishte ardhur koha prej kohësh, por në fakt ai as që duhej ngritur. Në fund të fundit ky kamp sikurse edhe torturat në burgun irakian në Abu Ghraib, më tepër i kanë dëmtuar se sa u kanë ardhur në ndihmë SHBA-ve. Fushata mbarëbotërore e SHBA-ve kundër terrorizmit u diskretitua moralisht dhe politikisht. Nën drejtimin e George Bush-it Uashingtoni besonte, se lufta kundër terrorit justifikon vërtet çdo mjet. Nën drejtimin e Obamës ky qëndrim do të ndryshojë.