1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar mbi situatën në Lindjen e Mesme

default

"Tages-Anzeiger" e Zyrihut shkruan në numrin e së shtunës mbi tensionet në rritje midis Izraelit dhe Hamasit radikal-islamik:


"Konfigurimi politik në Lindjen e Afërme ka ndryshuar. Jo vetëm Izraeli gjendet në prag të zgjedhjeve, të cilat pas gjithë gjasave do të përfundojnë me një fitore të së djathtës, por edhe mandati i presidentit palestinez Abas (Abbas) mbaron në Janar. (...) Hamasi shpreson ta heqë Abasin nga posti nëpërmjet zgjedhjeve. Atij i vjen për mbarë që tani në Gazë sundon përsëri dhuna, sepse i jep vrull, edhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. I sjell edhe përkrahës, pasi popullata palestineze nuk ka perspektivë as pas një viti tjetër negociatash."


Gazeta liberale vjeneze " Der Standard" shkruan të shtunën për ndërhyrjen e mundshme të Izraelit në Rripin e Gazës:


"Pa dyshim që Izraeli është ushtarakisht në gjendje ta ripushtojë Rripin e Gazës. Në të njëjtën kohë në mbarë botën shihet vazhdimisht se luftërat asimetrike nuk mund të fitohen përfundimisht as prej ushtrive tepër të fuqishme, këtë Izraeli e provoi së fundi në fushatën e Libanit në vitin 2006. Gjithashtu ushtria izraelite duhet të druaj humbje të rënda, në rast se ajo merr guximin të futet në xhunglën e Gazës. Një vendim ky edhe më i rëndë një muaj e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare në Izrael: Çfarë ashpërsie nevojitet kur shumë izraelitë e kërkojnë atë përballë zjarrit të vazhdueshëm, çfarë kujdesi dhe përmbajtjeje që çmohet prej bashkësisë ndërkombëtare? Pasojat e vendimit për t'u marë tani do të shfaqen në ditën e zgjedhjeve, më 10 shkurt, dhe partitë qeverisëse do të marrin përgjegjësinë për to. Kjo e bën të gjasshëm goditjen e zakonshme ushtarake, "të fortë, por të kufizuar". Zgjidhjen, që nuk është zgjidhje."

(VFB)

  • Data 28.12.2008
  • Autor Aj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO7M
  • Data 28.12.2008
  • Autor Aj
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/GO7M