1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi ndërkombëtar i javës për krizën financiare

"Der Standard": Mungesa e racionalitetit është kriza e vëtetë

default

Gazeta zviceriane "Neue Zürcher Zeitung" komenton kostot e paparashikueshme të garancive shtetërore për prodhuesin e automobilëve në vështirësi, Opel: "Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë pa nguruar një garanci e cila mund t'i shkaktonte shtetit gjerman kosto të paparashikueshme nëse në të ardhmen edhe prodhues të tjerë të automjeteve do të kërkonin ndihmë. Se si mund të mbijetojë Opeli në periudhë afatgjatë pa koncernin mëmë General Motors, është në pikëpyetje. Shansi i vetëm do të ishte blerja nga një tjetër grup i fuqishëm, shteti nuk ka shumë mundësi të ndihmojë. Por politikanët duket se nuk i marrin parasysh këto dyshime. Nga pikëpamja ekonomike Opeli sigurisht nuk është shumë i madh që të mos lihej të falimentonte, edhe nëse një pjesë e industrisë furnizuese do të vuante."



Gazeta vieneze "Der Standard" quan mungesën e racionalitetit krizën e vëtetë: "Po tregohet tani se në ç'masë çmimet ndikohen nga ëndrrat dhe makthet, mania dhe depresioni, dhe jo nga ekuilibër i bazuar në realitet i ofertës dhe kërkesës. Edhe kurset e aksioneve nuk lëvizin më lart dhe poshtë por enden po asnjë lloj orientimi. Humbjet ditore që pësojnë indekset prej 7, 8 apo 9 për qind nuk janë më përjashtim por të zakonshme. Mjaftojnë disa zëra që të humbasin nervat dhe aksionet humbasin vlerën. Mungesa totale e racionalitetit është aktualisht kriza e vërtetë."



Gazeta pariziane "Le Monde" shkruan për krizën financiare: "Kryeministri australian Kevin Rudd përmblodhi me fjalë të goditura në samitin ndërkombëtar për financat atë që përjetojmë çdo ditë: Dje kriza ishte financiare, sot është ekonomike dhe nesër do të jetë sociale. Më e vështirë do të jetë rivendosja e besimit të investuesve dhe konsumatorëve. Pa këtë besim ringjallja e ekonomisë do të mbetet një përpjekje pa fryte. Kur janë në rrezik pjesë elementare të sistemeve ekonomike, kur janë të kërcënuara punësimi dhe fuqia blerëse në vendet e industrializuara, kur është në lojë mbijetesa e vendeve më të varfëra, atëherë ka ardhur vërtet koha për të bërë diçka."

  • Data 22.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G03H
  • Data 22.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G03H