1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi mbi bllokimin e ligjit për BKA-në nga Këshilli i Landeve

"Mannnheimer Morgen": Vendimet merren sërisht atje ku është vendi: në parlament dhe Këshillin e Landeve dhe jo pas dyerve të zyrës së kancelarit.

default

Këshilli i landeve, dhoma e lartë e parlamentit gjerman, e ndaloi ligjin për zyrën federale të kriminalistikës. Nëse ligji do të miratohej BKA-ja do të merrte më shumë kompetenca në mbrojtjen kundër terrorit. Bllokimi i ligjit për BKA-në nga Këshilli i Landeve komentohet sot në shtypin gjerman:


"Berliner Zeitung" e sheh miratimin e ligjit si një test për koalicionin qeverisës kuq e zi: "Këshilli i landeve refuzoi jo vetëm ligjin me të cilin BKA-ja do të merrte më shumë kompetenca në luftën kundër terrorit. Dhoma e lartë e parlamentit nuk arriti të binte dakort as për thirrjen e komisionit ndërmjetësues për këtë ligj. Atë tani duhet ta thërrasë qeveria. Për ligjin mbi BKA-në komisioni i ndërmjetësimit dhe këshilli i landeve do të konsultohen përpara Krishtlindjeve. Për koalicionin e madh ky do të jetë një rast prove. Pra shumë shpejt do të duket nëse koalicioni është i aftë për kompromise dhe vendime politike."


Mbi të njëjtën temë "Mannnheimer Morgen" komenton: "Nëse Shojble (Schäuble) do që BKA-ja të marrë më shumë kompetenca në luftën kundër terrorit, duhet t'i marrë seriozisht kundërshtimet e përligjura të kritikëve. Landet i tregojnë koalicionit të madh qeverisës se ku i ka kufijtë. I madh ky koalicion është vetëm sipas emrit, pushteti i kancelares po venitet. Kohët kur komisioni i koalicionit i tregonte ligjvënësit se çfarë duhet të miratonte, po i afrohen fundit. Vendimet merren sërisht atje ku është vendi: në parlament dhe Këshillin e Landeve dhe jo pas dyerve të zyrës së kancelarit."


"Schwarzwälder Bote" komenton: "Në thelb pozicionet nuk janë aq larg njëri tjetrit. Për këtë arsye të habit para së gjithash sjellja e Partisë Socialdemokrate. Në parlament si parti në qeveri ajo e mbështeti ligjin, dhe pjesa më e madhe e ministrave të brendshëm të landeve nga rradhët e saj e donin atë. Kështu të krijohet përshtypja se këtu landet deshën të tregonin muskujt: megjithë lojën e partive në qeveri, ata deshën t'i tregonin vendin një qeverie e cila luan të gjithëpushtetshmen."

  • Data 29.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5db
  • Data 29.11.2008
  • Autor EXH
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/G5db