1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi: Leksion për Francën

BE-ja më në fund arriti që të pranojë një propozim gjermano-francez për të ashtuquajturin "Union të Mesdheut". Aty nuk do të marrin pjesë vetëm vendet mesdhetare fqinje të BE-së, por edhe ato antare të BE-së.

default

Foto familjare nga samiti i BE-së

Gazeta nga Milano CORRIERE DELLA SERA pyet se cilat janë shkaqet për grindjen: "Ky projekt, që vazhdon të jetë i diskutuar në shumë aspekte, gjatë javëve të kaluara ka nxjerrë në dritë grindjet e shpeshta mes Parisit dhe Berlinit. Këto i kanë shkaktuar kryesisht dy gjëra: zgjeriimi tepër i shpejtë i BE/së dhe ardhja hiperaktive dhe pak kolegiale e Sarkozy-së në pallatin Elysee. Çka dikur ishte bosht dhe motor për Evropën, sot është shndërruar në një mosbesim reciprok të qendrueshëm." E përditshmja pariziene LE MONDE gjithashtu shprehet kritike ndaj kompromisit: "Megjithë lobimin e madh, Francës iu desh ta pranonte kompromisin që ka ndryshuar shumë nga ai fillestari. Tani i erdhi fundi edhe një Unioni Mesdhetar paralel me BE-në. Tani ai do të bëhet një vegël e thjeshtë e politikës së fqinjësisë të 27shes. (...). Ky kompromis tregon rëndësinë e marrëdhënieve gjermano-franceze për suksesin e projekteve evropiane. Ky është një leksion për Francën, që në gjysmën e dytë të vitit do të ketë në dorë kryesinë e radhës së BE-së." Së fundi edhe nga Austria SALZBURGER NACHRICHTEN: "Me sa duket, nga planet mesdhetare të Parisit, nuk mbeti gjë tjetër veçse ndryshimi i emrit për atë që ishte deri tani: Bashkëpunimin mes BE-së dhe fqinjëve mesdhetarë, i cili që nga viti 1995 njihej me emrin "Procesi i Barcelonës." Me daljen e tij në Bruksel, Sarkozy mes të tjerash dëshmoi edhe një herë, se çfarë respekti ka ndaj kryesisë së BE-së. (...). Kundër dëshirës së vendit të vogël kjo temë u reklamua në samit. Në këtë mënyrë ai ia vodhi spektaklin sllovenit, por për këtë tur special ai mori edhe një mësim: As vetë Nicolas Sarkozy nuk mund të bëjë vetëm siç do ai."
  • Data 15.03.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0p
  • Data 15.03.2008
  • Autor DW
  • Shpërndajeni Dërgo Facebook google+
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink http://p.dw.com/p/DP0p