1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtypi i huaj për dëmtimin e procesit zgjedhor në veri të Kosovës

Sipas shtypit gjerman, procesi zgjedhor në veri të Kosovës në pikëpyetje.

Revista der Spiegel në shkrimin me titull "Ekstremistët serbë sulmojnë lokalet e votimit"

Votimi konsiderohet si test për marrëdhëniet e Kosovës me fqinjin serb dhe BE. Qeveria në Beograd kishte bërë thirrje për herë të parë për pjesëmarrje në votime. Si shpërblim nga BE është perspektiva e bisedimeve për pranim në BE, që duhet të fillojnë në pranverë. Me zgjedhjet e para komunale në vend që prej dekadash, pakica serbe, sipas dëshirës së Brukselit, duhet të inkuadrohej në shtetin kosovar.

Por dhuna dhe kërcënimet masive e vënë në pikëpyetje të gjithë votimin. Pas dhënies së votës votuesit u shanë dhe u filmuan nga serbët. Sidomos në veri pjesëmarrja ka qenë shumë e ulët. Shumica e pjesëtarëve të pakicës serbe i kanë bojkotuar zgjedhjet, sepse nuk duan të jenë pjesë e Kosovës e banuar gati krejtësisht nga shqiptgarët, por duan të jenë pjesë e Serbisë. Shumë prej tyre kanë frikë, se me pjesëmarrjen në zgjedhje perligjin qeverinë në Prishtinë. Shumica e qytetarëve në Kosovë janë shqiptarë, ndërsa në veri jetojnë 40 000 deri në 50 000 serbë.

"Akte huliganizmi"

OKB-ja dënoi incidentet. I derguari i posaçëm për konfliktin e Kosovës, Farid Zarif, i quajti ato shqetësuese. Ai kërkoi në një komunikatë hetime të thellësishme dhe bëri thirrje për qetësi. Për akte të tilla huliganizmi nuk ka vend në shoqëritë demokratike, thuhet më tej në komunikatë.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zannier dënoi "frikësimin e kandikatëve dhe votuesve". Kryeminsitri serb Ivica dacic deklaroi: "FAti i serbëve të Kosovës duhet të vendoset prej vetë atyre dhe jo prej ekstremistëve të djathtë, që i çojnë ata në katastrofë." Politikani drejtues i serbëve të Kosovës Pantic kërkoi anullimin e votimit në Mitrovicë për shkak të dhunës.

Tageszeitung - Erich Rathfelder: Zgjedhjet komunale në Kosovë, sulme militante dhe kërcënime.

"Në bazë të marrëveshjes komunat serbe do të kenë të drejta vetëadministrative, nga ana tjetër do të integrohen në shtetin e Kosovës. Pas zgjedhjeve, mjekët, mësuesit, policët dhe nëpunësit në të ardhmen nuk do të paguhen më nga Beogradi, por vetëm nga buxheti i Kosovës. Policia serbe e dirigjuar deri tani nga Beogradi do të integrohet edhe në veri në policinë e Kosovës.

Të gjitha këto duan ti pengojnë pushtetarët e deritanishëm dhe mafia në veri. .....

Ekstremistët në veri duket se po dobësohen. Sepse shtohen zërat, që kërkojnë që të arrestohen dhe të dënohen përgjegjësit për sulmet militante ndaj punonjësve të institucioneve ndërkombëtare. Kështu politikani serb Oliver Ivanovic, i cili kandidon për postin e kryetarit të bashkisë në Mitrovicën e Veriut, i bëri apel policisë nëdrkombëtare, KFORI-it si dhe policisë serbe, që të veprojnë më në fund. As ata, që kanë qëlluar përfaqësuesit e misionit të EULEX-it dhe që vranë para disa javësh një punonjës, nuk janë arrestuar.