1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Shtypi gjermanofolës për bisedimet Kosovë- Serbi

Serbia dhe Kosova arritën në bisedimet e tyre sukseset e para. Të dyja palët ranë dakord të njohin reciprokisht letërnjoftimet dhe targat e makinave. Këto pritet të sjellin lehtësime për jetën praktike të popullsisë.

default

Ky njoftim zë faqet e gazetave të shtypit gjermanofon si Die Presse nga Austria, FAZ nga Gjermania, NZZ nga Zvicra.

Thomas Roser shkruan në të përditëshmen konservatore austriake «Die Presse»:

«Zgjedhjet e ardhshme duhet ta kenë bërë Beogradin të fillojë të merret me zgjidhjen e problemeve me fqinjët. Demokratën duan që nga njëra anë t'i fitojnë zgjedhjet duke arritur të sigurojnë para organizimit të tyre statusin e kandidatit në BE. Nga ana tjetër ata nuk duan ta rëndojnë fushatën e tyre elektorale me dialogun me Prishtinën, i cili ndiqet me sy dyshues në Serbi. Me marrëveshjen qeveria e ka pranuar faktikisht pavarësinë e Kosovës, deklaroi ish-kryeministri nacional-konservator i Serbisë Vojislav Kostunica.»

Kurse në komentin e Helmar Dumbs po për gazetën austriake «Die Presse» shkruhet:

«Ish-kryeministrit nacionalist të Serbisë Vojislav Kostunica nuk do t'i shkonte në mend as në ëndërr se do të ishte i një mendjeje me qeverinë e Kosovës. Të dy e interpretuan marrëveshjen e arritur mes Beogradit dhe Prishtinës për çështje praktike si hap të parë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi. Natyrisht që kjo është marrëzi e pastër. Sikurse do të ishte gjithashtu marrëzi dhe veprim i paarsyeshëm nga ana e BE-së, që të kërkojë prej Serbisë njohjen eksplicite të Kosovës si kusht për afrimin e mëtejshëm me BE-në. Më tepër se tre vjet pas ndarjes së Kosovës prej Serbisë, gjë që ishte e dhimbshme për Beogradin, fitimtar po del pragmatizmi. Një lajm relativisht i mirë prej këtij skaji të Evropës. Nga një skaj, në të cilën BE-ja tepër e përqeshur, mund të arrijë ende diçka me efektin e saj thithës.»

Autor: AG/Pandeli Pani

Redaktoi: Lindita Arapi